Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme kanë shprehur solidaritetin e Kosovës me popullin izraelitë pas sulmit të Hamasit në orët e hershme të mëngjesit.
Solidaritetin me popullin izraelitë e kanë shprehur edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj. zrael.
“Të tmerruar nga sulmet terroriste dhe vrasjet e civilëve të pafajshëm në Izrael. Shprehim solidaritetin tonë të plotë me presidentin Isaac Herzog, popullin dhe shtetin e Izraelit në këto orë të errëta. Mendimet tona janë me familjet e viktimave”, shkruan presidentja Osmani.
Appalled by the terror attacks and killings of innocent civilians in Israel.
We express our full solidarity with President @Isaac_Herzog, the people, and the State of Israel in these dark hours.
Our thoughts are with the families of the victims.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 7, 2023
Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dënuar sulmin kundër shtetit të Izraelit. Kurti përmes një postimi në X Kurti ka shkruar se Kosova i dënon të gjitha aktet e dhunës.
“Republika e Kosovës dënon pa mëdyshje sulmet e sotme terroriste kundër shtetit të Izraelit. Mendimet tona janë me popullin e Izraelit gjatë kësaj kohe tepër sfiduese. Ne dënojmë të gjitha aktet e dhunës dhe qëndrojmë në solidaritet të palëkundur me të prekurit”, ka shkruar Kurti në X.
The Republic of Kosova unequivocally condemns today’s terrorist attacks against the State of Israel. Our thoughts are with the people of Israel during this incredibly challenging time. We condemn all acts of violence and stand in unwavering solidarity with those affected.
— Albin Kurti (@albinkurti) October 7, 2023
Ndërkaq, MPJD ka dënuar fuqishëm siç e quan sulmin terrorist kundër Izraelit. “Kosova dënon fuqishëm sulmet terroriste kundër Izraelit. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Izraelin në këto momente të tmerrshme. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”, thuhet më tej.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas sulmeve në Izrael. Ai ka thënë se dhuna nuk është kurrë një zgjidhje dhe shpreson për një fund të menjëhershëm të armiqësive.
“I shokuar nga sulmi i tmerrshëm kundër shtetit të Izraelit. Ne qëndrojmë në solidaritet me viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë të prekurit. Dhuna nuk është kurrë një zgjidhje dhe ne shpresojmë për një fund të menjëhershëm të armiqësive”, ka shkruar Krasniqi në X.
Gjithashtu për këtë sulm kanë reaguar edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).
Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se nga kjo parti e kanë dënuar ashpër sulmin terrorist në Izrael.
“I qëndrojmë përkrah popullit izraelit. Sulme të tilla terroriste janë të papranueshme dhe i dënojmë fuqishëm.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku qëndron e solidarizohet me presidentin Isaac Herzog dhe popullin izraelit në këto momente shumë të vështira e të rënda për ta. Kryetari Abdixhiku po ashtu u shpreh ngushëllime të gjithë atyre që humbën më të dashurit e tyre”, kanë shkruar në faqen e tyre në Facebook.
Edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka dënuar sulmet në Izrael.
“Qëndrojmë pranë Izraelit në këtë ditë të vështirë për ta. Sulmet terroriste në popullatën civile, pengmarrjet dhe agresioni, janë dhimbje e madhe për të gjithë botën demokratike.
Urojmë në stabilizim të shpejtë të situatës. Familjeve të viktimave dhe shtetit të Izraelit, ngushëllime dhe forcë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ndryshe, në orët e hershme të mëngjesit mijëra raketa u hodhën nga Rripi i Gazës drejt Izraelit.
Grupi palestinezë Hamas mori përgjegjësinë për sulmin.
Ndërkohë, Izraeli ka shpallur shpallë gjendjen e gatishmërisë për luftë dhe ka ndërmarrë hapat e nevojshme për mbrojtje.
Ndryshe, izraelitët dhe palestinezët kanë konfirmuar se ka viktima në të dyja anët. /Telegrafi/
Kosova strongly condemns the terrorist attacks against Israel. We stand in full solidarity with Israel in these terrible moments. Our thoughts are with the victims, their families and all of Israel. pic.twitter.com/HeGLG45CB4
— MFA Kosova ?? (@MFAKOSOVO) October 7, 2023
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!