Pas dekadash mbikëqyrjeje satelitore nga qeveritë dhe analistët e huaj, Koreja e Veriut ka dërguar satelitin e saj të parë spiun në një orbitë globale me një mesazh për botën: ne mund t’ju shikojmë gjithashtu.
Madje të martën, media shtetërore e Koresë së Veriut tha se udhëheqësi Kim Jong Un kishte shqyrtuar fotografitë satelitore spiune të Shtëpisë së Bardhë, Pentagonit dhe aeroplanmbajtësve të SHBA-së në bazën detare të Norfolk, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, Koreja e Veriut javën e kaluar lëshoi me sukses satelitin e saj të parë zbulues, për të cilin ka thënë se ishte projektuar për të monitoruar lëvizjet ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut.
Që atëherë, media shtetërore ka raportuar se sateliti ka fotografuar qytete dhe baza ushtarake në Korenë e Jugut, Guam dhe Itali, përveç Uashingtonit.
Megjithatë, deri më tani, Pheniani nuk ka publikuar asnjë imazh, duke i lënë analistët dhe qeveritë e huaja të debatojnë se sa i aftë është në të vërtetë sateliti i ri.
E Koreja e Jugut, e cila tha të martën se data e lëshimit më 30 nëntor për satelitin e saj të parë spiun në një raketë amerikane Falcon 9 do të vonohej për shkak të motit, ka thënë se aftësitë satelitore të Veriut nuk mund të verifikohen.
Ndërsa në Uashington, Pentagoni tha se sateliti i Koresë së Veriut hyri në orbitë, por nuk komentoi pretendimet e Phenianit për imazhet që kishte kapur.
“Unë do të them se ka shumë imazhe të Pentagonit dhe Shtëpisë së Bardhë në internet”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Pentagonit, gjeneral brigade Patrick Ryder.
Nuk ka asnjë arsye për të dyshuar se sateliti mund të shihte zona të mëdha ose anije luftarake që Koreja e Veriut pretendonte se mund të shihte, pasi edhe një aparat fotografik me rezolucion të mesëm mund t’i ofronte Phenianit atë aftësi, tha Dave Schmerler, një ekspert i imazheve satelitore në “James Martin Center for Nonproliferation Studies (CNS)”.
“Por se sa të dobishme janë ato imazhe varet nga ajo për çfarë duan t’i përdorin ato”, theksoi ai.
“Është një hap i madh për ta duke shkuar nga zero në diçka, por derisa të mund të shohim imazhet që ata po mbledhin, ne po spekulojmë për rastet e përdorimit të tij”, ka shtuar ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dikur një “qytet i artë”, sot i vjen era vdekje

I lokalizuan nga distanca, operatorët ukrainas të dronëve ngritën në qiell fluturaket – goditën pajisjet e komunikimit të rusëve

Dronët e inteligjencës ukrainase shkatërrojnë dy anije ruse në Krime, publikohen pamjet e sulmit

Polonia ia dorëzon ukrainasve agjentin rus Molchanov

Rusia thotë se 'nuk mund të pranojë' planet e paqes të Trump për Ukrainën

Bashkëpunëtori i Trumpit për Dodikun: Ashtu si Assadi në Siri, ai u strehua në Rusi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Nesër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës "Jetimat e Ballkanit" - Qendër për Rehabilitim dhe Arsimim

Ndahet çifti shqiptar, grimeri Mario Dedivanoviç dhe balerini Kris Dalipi

Ledioni humb durimin ndaj Eglit, i bërtet teksa e thërret pa ndalur emrin e saj gjatë debatit me Rozanën

Skandali i VAR-it në ndeshjen e Barcelonës, ish-gjyqtari: Shqetësuese, joreale, e pabesueshme

Dikur një “qytet i artë”, sot i vjen era vdekje