Koreja e Veriut në përgatitje të provës së një rakete tjetër

Sipas Ministrisë koreanojugore të Mbrojtjes në vendin fqinjë po bëhen përgatitjet për testimin e një rakete me rreze të gjatë veprimi prej mbi 5.000 kilometrash.
Si bazë për këto informacione shërbejnë regjistrimet e satelitëve amerikanë të spiunazhit.
Sipas këtyre informacioneve ndërkohë po përgatitet transportimi me tren i një fabrike armatimi në afërsi të Penjanit drejt vendit të nisjes së raketës në Musudan-Ni në veriperëndim të Koresë komuniste të Veriut.
Ministri i Mbrojtjes i SHBA-ve, Robert Gates, e konsideron programin bërthamor të Koresë së Veriut si një rrezik për paqen në Azi.
Për këtë arsye SHBA-të nuk do të pranojë një Kore të Veriut të armatosur me armë bërthamore dhe do të mbrojë aleatët në rajon, deklaroi Gates në një konferencë për sigurinë në Singapor. /DW/

















































