LAJMI I FUNDIT:

Koreja e Jugut zhvillon një ‘tatuazh elektronik’ që mund të paralajmërojë pacientët për probleme të mundshme shëndetësore

Koreja e Jugut zhvillon një ‘tatuazh elektronik’ që mund të paralajmërojë pacientët për probleme të mundshme shëndetësore

Banorët e Koresë së Jugut së shpejti mund të jenë në gjendje të mbajnë një pajisje brenda trupit të tyre në formën e një tatuazhi, e cila automatikisht i paralajmëron ata për problemet e mundshme shëndetësore, nëse projekti i një ekipi shkencor jep fryte.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, studiuesit në Institutin e avancuar të Shkencës dhe Teknologjisë (KAIST) në qytetin e Daejeon në jugperëndim të Seulit kanë zhvilluar një bojë elektronike tatuazhi të bërë nga metal i lëngshëm dhe nanotuba karboni që funksionon si një bioelektrodë.

Dhe e lidhur me një pajisje elektrokardiograme (EKG) ose një biosensor tjetër, ajo mund të dërgojë një lexim të rrahjeve të zemrës së pacientit dhe shenjave të tjera jetësore si glukoza në një monitor.


Por studiuesit synojnë përfundimisht të jenë në gjendje të mos përdorin biosensors.

“Në të ardhmen, ajo që ne shpresojmë të bëjmë është të lidhim një çip pa tel të integruar me këtë bojë, në mënyrë që të mund të komunikojmë, ose të dërgojmë sinjalin midis trupit tonë në një pajisje të jashtme”, ka thënë udhëheqësi i projektit Steve Park.

Monitorues të tillë teorikisht mund të vendosen kudo, duke përfshirë edhe shtëpitë e pacientëve. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Teknologji
Shqipëria ndali qasjen në TikTok - VPN sheh rritje prej 1200 për qind të përdorimit për të hyrë në rrjet social

Shqipëria ndali qasjen në TikTok - VPN sheh rritje prej 1200 për qind të përdorimit për të hyrë në rrjet social

Teknologji
Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Teknologji
Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Teknologji
Irani heq ndalimin e WhatsApp dhe Google Play

Irani heq ndalimin e WhatsApp dhe Google Play

Sa kushton prodhimi i modelit më të fuqishëm të iPhone 16?

Sa kushton prodhimi i modelit më të fuqishëm të iPhone 16?

Teknologji
Kalo në kategori