Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu ka sqaruar mënyrën e tij të votimit në seancën e sotme të Kuvendit, për rezolutën për dialogun me Serbinë.

Ai ka thënë se kishte pasur probleme me kartelën, dhe se kishte votuar në mënyrë manuale.


Sejdiu ka thënë se vota e tij ishte pro, dhe se kjo është e përfshirë edhe në transkriptin e Kuvendit.

Postimi i plotë:Sot, ne 51 deputetë të Kuvendit tentuam ta ndalim zhbërjen e shtetit nga Presidenti dhe aleatët e tij, Serbia dhe Rusia. Pavarësisht rezultatit, beteja për mbrojtjen e shtetit vazhdon! SQARIM - Vota ime sot pro rezolutës ishte manuale (për shkak të problemeve me kartelën e votimit). Transkripti i Kuvendit, i zyrtarizuar sot pas përfundimit seancës, reflekton të gjitha votat, që përfshinë edhe votën time PËR (“Y”). /Telegrafi/