LAJMI I FUNDIT:

‘Kopja’ e Jamie Vardyt i kthehet punës si postier, pasi askush nuk interesohet më për të (Foto/Video)

‘Kopja’ e Jamie Vardyt i kthehet punës si postier, pasi askush nuk interesohet më për të (Foto/Video)

Lee Chapman, i cili u bë sensacion për shkak të ngjashmërisë së madhe me Jamie Vardyn, është detyruar t’i kthehet punës në postë, pasi askush më nuk interesohet për sulmuesin anglez.

Tifozi i Leicester Cityt u bë i njohur pasi ngjan shumë me sulmuesin e kampionit në fuqi të Ligës Premier, ndërsa klubi madje e kishte marrë në autobusin e ekipit gjatë festës historike të titullit.

Pasi bëri selfie me Vardyn, Lee mori disa oferta falë kësaj ngjashmërie dhe e braktisi punën e zakonshme, njofton Telegrafi.


Lee Chapman tash po punon si postier

Mirëpo, duke qenë se popullariteti dhe golat e Vardyt u tretën, 30-vjeçari Lee është detyruar t’i kthehet punës së tij të mëparshme – në Postën Mbretërore.

“Do të kisha bërë më shumë para po të qëndroja në Postën Mbretërore. Ishte diçka e çmendur, isha askush duke bërë punë për mediat, rreth e qark vendit, sidomos gjatë verës – madje shkova edhe në Evropian”.

“Jam tifoz i Leicester Cityt, natyrisht se ishte një periudhë si një vorbull ere, meqenëse e fituan titullin dhe përnjëherë unë isha duke festuar me heronjtë e mi”.

Lee Chapman dhe Jamie Vardy duke festuar titullin

“Në një moment e braktisa punën time për t’u bërë kopja e Jamie Vardyt, merrja pjesë në shumë emisione”, ka rrëfyer tregimin e tij Lee.

Fatkeqësisht për të, ëndrra iu kthye në makth, pasi ai nuk i merrte paratë që iu premtuan, ndërsa familja e tij kishte probleme financiare. Lee ka theksuar se gjatë verës është dashur ta paguanin 8.000 funte, ndërsa i kishte marrë vetëm 3.000.

“Është ironike se që nga vera e kaluar unë po vuaja, njësoj si Jamie Vardy i vërtetë”, ka thënë 30-vjeçari. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Edhe miu

Edhe miu "feston" fitoren e Man United në Old Trafford përballë Ipswichit

Premier League
Kalo në kategori