Në mbledhje është prezantuar raporti i punës për periudhën janar-qershor 2009 të Zyrës së Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur.

Ky komision, siç theksohet në një komunikatë për media - është duke u angazhuar që të koordinojë të gjitha aktivitetet për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur në Kosovë, dhe do të demonstrojë përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të vazhduar këtë proces deri në zbardhjen e fatit të të gjithë personave të zhdukur në Kosovë.

Kryesuesi i delegacionit kosovarë për dialog me Beogradin për çështjen e personave të pagjetur, Pajazit Nushi në mbledhje ka informuar për takimin e fundit me delegacionin e Beogradit.

Në takimi është diskutuar gjithashtu edhe për çështjet e mbetjeve mortore në morgun e Prishtinës, të cilat po vazhdojnë të ruhen në frigorifer të vjetruar që janë dhuruar nga UNMIK-u.

Komisioni ka diskutuar edhe për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur me 30 Gusht.

Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur, aktualisht evidentuar rreth 1.900 persona të pagjetur. Rreth 400 mbetje mortore vazhdojnë të jenë në morgun e Prishtinës. Nga janari e deri në fund të qershorit, nga mbetjet mortore në morgun e Prishtinës janë identifikuar 51 mbetje. /Telegrafi/