Kufomat e ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë, janë transportuar me autobusë për në Bjellorusi ku më pas transportimi i tyre ka vazhduar për në Rusi me trena dhe aeroplanë – duke tentuar kështu që transportimin ta bëjnë gjatë natës dhe të mos vërehet konvoji.
Videoja e postuar nga Radio Evropa e Lirë, shfaq autoambulancat ushtarake që i prijnë konvojit të autobusëve drejt qytet bjellorus Homel, ku punonjësit e spitalit të këtij qyteti kanë pranuar se mbi 2.500 trupa të pajetë nga aty janë nisur drejt Rusisë gjatë natës së 13 marsit, transmeton Telegrafi.
Sipas ushtrisë ukrainase, mbi 14 mijë ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, derisa inteligjenca amerikane vlerëson se janë diku 7 mijë .
“Pasagjerët në stacionin e trenit në Mazsyr, ishin të shokuar kur panë vagonët e mbushur me kufoma. E pasi filluan t’i nxjerrin telefonat për t’i filmuar, janë urdhëruar nga ushtria që mos ta bëjnë një gjë të tillë”, kanë njoftuar mjekët bjellorusë.
Stafi mjekësor i spitalit bjellorus në Homel në juglindje të këtij vendi, kanë bërë të ditur se “morgjet” janë mbingarkuar nga numri i madh i kufomave të ushtarëve rusë.
“Nuk kemi mjaftueshëm kirurgë. Më herët kufomat transportoheshin me autoambulanca të stërmbushura dhe më pas dërgoheshin për në Rusi me trena. E arsyeja pse po transportohen natën, është se nuk duan të tërheqin vëmendjen dhe të fshehin numrin e saktë të vrarëve”, tha një mjek në spitalin e Mazyrit.
Madje pacientët me sëmundje jo edhe aq serioze janë liruar nga spitalet në Bjellorusi, për shkak të numrit të madh të ushtarëve rusë të plagosur që po dërgohen atje për t’u trajtuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi – pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin – Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Gjykatësi urdhëron sërish administratën Trump të mos i bllokojë fondet e USAID-it

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës