Shkupi, me mbi 6500 studentë nga të gjitha qytetet e Maqedonisë, llogaritet si qyteti me numër më të madh konviktesh studentore. Por, kushtet e këqija higjienike po krijojnë një ndjenjë jo të mirë te studentët dhe kjo gjendje po bartet nga gjenerata në gjeneratë. Problemet me konviktet ekzistojnë disa vite me radhë dhe kjo problematikë filloi të trajtohet nga postimi i disa fotografive nga ana e studentëve, shkruan gazeta KOHA.
Përkundrejt premtimeve politike e institucionale, është punuar shumë pakë në këtë drejtim dhe studentët edhe pas diplomimit me të drejtë ruajnë kujtime të këqija nga koha e studimeve, pikërisht në saje të kushteve që i hasin në konviktet ku ata banojnë.
Ambiente në kufijtë e havarisë, lëvizja e gjallesave të ndryshme nëpër dhoma dhe në kuzhinë, ku dominojnë minjtë, kurse në ushqime mund të gjesh edhe insekte, janë disa nga segmentet dëshpëruese që e bëjnë jetën e studentëve të mërzitshme në këto konvikte.
Kohëve të fundit u gjetën edhe gjarpërinj në konviktin studentor “Stefan Naumov-Stiv”, kurse fotografitë të cilat po qarkullojnë nëpër rrjetet sociale, të publikuar nga ana e studentëve janë pasqyra më e mirë që shfaqin mënyrën e të jetuarit në këto konvikte.
Studentët çdo ditë e më tepër raportojnë për kushtet skandaloze në të cilat ata hasin. Ata thjeshtë ndjehen të rrezikuar dhe të pambrojtur.
Në anën tjetër, Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) thotë se do të vazhdojnë investimet për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në të gjithë Republikën e Maqedonisë, në mënyrë të barabartë, duke u fokusuar në përmirësimin e kushteve në shkollat fillore dhe të mesme si dhe në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe qëndrimin në konviktet studentore .
“Lidhur me konviktet, gjatë këtij muaji do të fillojmë procedurën për blerjen e mobilieve të reja për 18 konvikte me vlerë prej 50 milionë denarë, do të blihen shtretër, dyshekë, tavolina, karrige, rafte, jastëkë, mbulesa”, deklaruan për gazetën KOHA nga MASH.
Ndërkaq ditë më parë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi në një konferencë për shtyp ka informuar në lidhje me investimet aktuale dhe të planifikuara kapitale për të cilat kjo ministri ka dhënë fonde për zbatim. Gjatë muajit shtator pritet të përfundojë rinovimi i blloqeve B dhe D (investimi prej 162 milionë denarë), si dhe rindërtimi i plotë i konviktit “Goce Dellçev” në Shkup, që është më i madhi në vend. Ndërsa vitin e ardhshëm është planifikuar të vazhdohet me rindërtimin e konvikteve të mbetura dhe dinamika do të caktohet sipas fondeve në dispozicion, sqaroi ministri Ademi.
Lidhur me mirëmbajtjen e konvikteve, Ministria e Arsimit dhe shkencës për gazetën KOHA thotë se ky segment është përgjegjësi e administratës së konvikteve studentore.
“Reagimet në të kaluarën ka pasur për tre konviktet më të mëdha studentore në Shkup, nën udhëheqjen e Qendrës Shtetërore të Studentëve – Shkup, me udhëheqësinë e të cilës jemi në kontakt të vazhdueshëm, në drejtim të sigurisë së vazhdueshme dhe mirëmbajtjen e nevojshme, kushteve të përshtatshme për akomodimin si dhe shfrytëzimin e shërbimeve si në aspektin e ushqimit gjithashtu dhe atë higjienike por edhe në të gjitha kushtet tjera të domosdoshme për studentët si, interneti,vende për rekreim dhe të ngjashme”, informojnë nga MASH.
Studentët kërkojnë realizimin e këtyre premtimeve dhe përmbushjen e kushteve primare, mbi të gjitha përmirësimin e higjienës dhe ushqimit.
“Në përgjithësi kushtet në konviktet shtetërore në Maqedoni afërsisht janë të ngjashme. Mirëpo në konviktin ku kam qëndruar një vit , në “Pellagonija”, edhe pse është rikonstruktuar vitin e fundit me ndërrim të dritareve, sërish nuk mund te flasim për kushte të mira banimi, sepse mungojnë dhe shumë gjëra të tjera të cilat janë elementare për banim. Sa i përket cilësisë së ushqimit, shpesh herë kundërmonte erë e keqe, kemi hasur disa herë minj në kuzhinën e konviktit. Gjithashtu gjatë dimrit nuk kemi ngrohje të mjaftueshme të dhomave dhe ujë të nxehtë për pastrim”, thotë studenti Z.M nga Kumanova./koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-71-780x439.jpg)
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/Mbledhja-e-Qeverise-Albin-Kurti-foto-Ridvan-Slivova-8-780x439.jpg)
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës
![KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/valmir-elezi1-780x439.jpg)
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht