LAJMI I FUNDIT:

Kontrollorët ajrorë pezullojnë grevën e së premtes

Kontrollorët ajrorë pezullojnë grevën e së premtes

Sindikata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror (SINKON), ka njoftuar se ka pezulluar grevën 12 orëshe të paraparë për ditën e premte.

Në një njoftim për media, ata kanë bërë të ditur se greva do të mbahet gjatë ditëve të vikendit.

“Përmes kësaj komunikate Sindikata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror – SINKON dëshiron të njoftojë publikun që ka vendosur ta pezullojë grevën 12 orëshe të paraparë për ditën e premte, 22.02.2019. Njëherësh, ju njoftojmë që greva për ditën e shtunë dhe të diel (23 dhe 24 shkurt 2019) në kohëzgjatje prej 12 orësh (prej orës 08:00 deri 20:00 orë lokale) do të zhvillohet sipas njoftimit të lëshuar më parë nga SINKON”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.


Ata kanë bërë thirrje te ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj që të adresojë kërkesat e tyre.

“SINKON shpreh konsideratë për Ministrin e Infrastrukturës dhe Transportit, z. Lekaj në përpjekjet që është duke i bërë për adresimin e kërkesave të SINKON. Njëherësh shfrytëzojmë rastin që të ftojmë Presidentin e Republikës që të mos dekretojë Ligin e Pagave dhe të njëjtin ta kthejë në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, përfundon komunikata për media. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori