Përgjegjësia sociale dhe përkrahja e të rinjve janë ndër politikat kryesore të Grupit Balfin, të cilat vihen në zbatim duke i ardhur në mbështetje shumë familjeve e individëve në nevojë, apo të rinjve të talentuar kudo që ata ndodhen, si në Shqipëri, ashtu edhe në shtetet e tjera ku Grupi operon.
Padyshim që e njëjta politikë zbatohet edhe nga kompanitë e Grupit në Kosovë.
Balfin përfaqësohet me tre kompani mjaft të njohura në vendin tonë, sikurse janë Neptun, Newco Ferronikeli dhe Jumbo.
Mund të përmendim vetëm disa ndër veprimtaritë e shumta me karakter social që Neptun ka ndërmarrë në Kosovë gjatë tre viteve të fundit për të kuptuar se sa në fokus i ka Grupi ato.
Ndër këto aktivitete mund të radhisim të tilla si ai i përfshirjes së personave me sindromën down në procesin e punës për te ndarë me ata eksperiencat e stafit të Neptun në fusha të ndryshme, aktivitet ky i cili u zhvillua gjatë gjithë muajit qershor të 2019-s.
Në bashkëpunim me OJQ-në Down Syndrome Kosova disa të rinj janë angazhuar në këtë projekt, në dyqanet dhe administratën e Neptun, në mënyrë që të kenë mundësi të ndihen të barabartë dhe të mësojnë në fusha të ndryshme.
Ky aktivitet u bë në kuadër të fushatës së Përgjegjshmërisë, një ndër vlerat kryesore të Grupit Balfin, ku stafet e të gjitha kompanive në çdo shtet ku Grupi operon ndërmorën nisma vullnetare me karakter social.
Një tjetër mbështetje e rëndësishme që Neptun ka dhënë në Kosovë gjatë 2019, ka qenë ajo e qendrës së qëndrimit ditor të të moshuarve në Prishtinë.
Kjo iniciativë ka patur për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm, sidomos atë të moshuarve duke dhuruar disa pajisje elektroshtepiake të markës Beko për këtë institucion.
Neptun Kosova ka kontribuar edhe më herët për komunitetin, kur në dhjetor të 2018, në kuadër të fushatës “Te kujdesemi për shëndetin e fëmijëve”, me synim ndërgjegjësimin e fëmijëve mbi efektet që ajri i ndotur ka në shëndet, sidomos tek ata, dhuroi 4 aparate për pastrimin e ajrit në 4 çerdhe të qytetit të Prishtinës, nga të cilat kanë përfituar 795 fëmijë.
“Eat Like A Pro – Ushqehu si një Kampion”, ka qenë një tjetër fushatë vetëdijesimi e Neptun për fëmijët dhe për pasojat qe keq-ushqyerja sjell dhe benefitet që mund të përfitojnë nga një diete e menaxhuar mirë. Me këtë rast elektroshtepiake të mëdha dhe të vogla janë dhënë për Organizatën Jo Qeveritare “Balkan Sunflower Kosova” në mënyrë që fëmijët e komuniteteve të ndryshme në Kosovë që marrin asistence edukative, të vetëdijesohen për problemet që sjell obeziteti.
Gjithashtu, një tjetër projekt i rëndësishëm mbështetës i kompanisë ka qenë përkrahja e të sëmurëve kronikë, për t’iu ardhur atyre në ndihmë dhe për t’iu lehtësuar përditshmërinë në Qendrën për Integrimin dhe Rehabilitimin e të Sëmurëve Kronikë – Psikiatrikë në Shtimje. Edhe me këtë rast u dhuruan pajisje eletroshtëpiake për institucionin.
Praktikë dhe punësim për të rinjtë
Përveç përkrahjes sociale për njerëzit në nevojë, kompanitë e Grupit Balfin në Kosovë nxisin të rinjtë më të talentuar që të specializohen dhe t’i shfrytëzojnë në maksimum prirjet dhe talentin e tyre. Për këtë qëllim, një ndër projektet më të rëndësishme ka qenë dhe është bashkëpunimi që ka Newco Ferronikeli i Drenasit me Universitetin e Mitrovices “Isa Boletini”- përkatësisht me Fakultetin e Gjeoshkencave.
Në këtë marrëveshje janë përfshirë aktivitete si në vijim:
- Mundësohen vizita profesionale;
- Realizohet praktika e punës për studentët;
- Ndihmohen studentët në realizimin e punimeve seminarike dhe punimeve të temave të diplomave
- Mbështeten në lëmin e hulumtimave tekniko-shkencore
- Bashkëpunohet në përdorimin e laboratoreve për punë hulumtuese shkencore të stafit akademik dhe ekspertëve
- Hulumtime te përbashkëta, projekte hulumtuese duke formuar ekipe të përbashkëta.
“Nga muaji Janar 2019 kanë kryer punën praktike në Newco Ferronikeli rreth 20 studentë të niveleve universitare dhe pasuniversitare, të cilët gjatë gjithë kohës kanë qenë nën mbikëqyrjen e profesorëve të tyre dhe të stafit tonë me përvojë” – shprehen përfaqësuesit e kompanisë.
3 nga studentet më të mirë, pasi kanë përfunduar periudhën e praktikës, janë punësuar në fabrikë.
Gjithashtu, së fundmi kanë zhvilluar një vizitë te Newco profesorë nga Universiteti i Biznesit dhe Teknologjisë (UBT), më konkretisht nga Fakulteti i Inxhinierisë dhe Energjisë, së bashku me 16 studentë të cilët kanë realizuar një vizitë studimore në fabrikë. Ata patën mundesinë të vizitojnë objektin e shkritores për të parë nga afër praktikat industriale dhe profesionale të kompanisë si prodhuese dhe eksportuese e ferronikelit.
Neptun dhe Newco Ferronikeli janë pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare TEG, QTU, SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte të si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, në industrinë minerare me AlbChrome, në sektorin bankar me Tirana Bank, në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetin e dyqaneve SPAR, Jumbo etj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës.

Investimi i ëndrrave tuaja – Jetesa luksoze në Holiday In 2

Pas 95 vjetëve, KFC zhvendos selinë kryesore nga Kentucky

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës