LAJMI I FUNDIT:

​Kontrabandimi me barna, kërkohet paraburgim për oficerin doganor dhe farmacistin

​Kontrabandimi me barna, kërkohet paraburgim për oficerin doganor dhe farmacistin

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ndaj dy personave, të pandehurit B.K., zyrtar doganor në Han të Elezit dhe L.S., teknik i farmacisë, të cilët gjenden në ndalim nga data 18 maj 2021, për shkak të dyshimit të bazuar të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit”, “Kontrabandimi i mallrave” dhe “Dhënie e ryshfetit”.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri B.K., nga tetori i vitit 2020 deri me datë 18 Maj 2021, në pikën kufitare në Han të Elezit, në cilësinë personit zyrtar si zyrtar doganor pranë Doganës së Kosovës, me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete ose për personin tjetër-të pandehurin L.S., me dashje nuk i përmbush detyrat e tij zyrtare, në atë mënyrë që derisa është në detyrë, e njofton të pandehurin L.S., për kohën kur është i caktuar në trakë për kontrollimin e automjeteve dhe qytetarëve me rastin e kalimit të kufirit, me ç’rast i mundëson të pandehurit që ta kaloj pikën kufitare duke kontrabanduar mallra përmes Maqedonisë së Veriut për në Republikën e Kosovës pa iu nënshtruar fare procedurave ligjore të kontrollit, me të cilën ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafin 3 nënparagrafi 3.1 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).


I njëjti, më 18 maj 2021, rreth orës 17:20h, në pikën kufitare në Han të Elezit, në cilësinë personit zyrtar si zyrtar doganor pranë Doganës së Kosovës, me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore duke vepruar në kundërshtim me detyrat e tij zyrtare, në mënyrë të drejtpërdrejtë kërkon dhe pranon ryshfet nga i pandehuri L.S, ashtu që nga i njëjti me rastin kalimit të kufirit pranon shumën e përgjithshme të hollave prej 70 euro, duke i mundësuar kështu kalimin e pikës kufitare pa iu nënshtruar procedurave ligjore të kontrollit, me të cilën ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Ndërsa, i pandehuri tjetër L.S., nga tetori i vitit 2020 deri më datë 18 maj 2021, rreth orës 17:20, në pikën kufitare në Han të Elezit, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, ka bartur mallra dhe ka kaluar vijën kufitare duke shmangur kontrollin doganor, në atë mënyrë që me rastin e ndaljes dhe kontrollit nga hetuesit doganor, në veturën e të pandehurit të markës “Nisan Pulsar”, i janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e barnave prej 15 artikuj, përkatësisht 1,385 pako si dhe (248 copë, ndërsa me rastin e kontrollit të depos, pronë e të pandehurit, gjenden dhe sekuestrohet edhe një sasi e barnave prej 359 artikuj.

Gjithsej 16,290.00 pako, me të cilën ka kryer veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”.

Po ashtu, i njëjti me datë 18 maj 2021, rreth orës 17:20h, në pikën kufitare në Han të Elezit, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, në mënyrë të drejtpërdrejtë i ofron dhuratë të paarsyeshme apo përftim tjetër personit zyrtarë, përkatësisht zyrtarit doganor B.K., në mënyrë që i njëjti të veprojë në kundërshtim me detyrat e tij zyrtare, ashtu që i jep shumën e të hollave prej 70 euro për çka edhe ishin marr vesh paraprakisht përmes telefonit, me qëllim që të mos i nënshtrohet procedurave ligjore të kontrollit kufitar, me të cilën ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Lajme
Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Lajme
Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Lajme
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Lajme
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori