LAJMI I FUNDIT:

Konsumimi i alkoolit në prani të fëmijëve, u shkakton atyre dëme në shëndetin mendor

Konsumimi i alkoolit në prani të fëmijëve, u shkakton atyre dëme në shëndetin mendor

Një studim i ri ka zbuluar se konsumimi modest i alkoolit nga prindërit mund të ketë ndikim të thellë në shëndetin mendor të fëmijës.

Anketimi, i udhëhequr nga Instituti i Studimeve Alkoolike (IAS), ka zbuluar se tre nga dhjetë prindër kanë pranuar se janë dehur në prani të fëmijëve të tyre, transmeton Telegrafi.

Këto zbulime bazohen në intervistat me 997 të rritur dhe me fëmijët e tyre përgjatë Mbretërisë së Bashkuar.

Hulumtimet tregojnë se sjelljet e prindërve të nxitura nga alkooli mund t’i bëjnë fëmijët të ndihen të turpëruar apo të shqetësuar dhe, si rezultat i kësaj, ata janë më pak të prirë ta konsiderojnë prindin e tyre si “model pozitiv të cilin duhet ndjekur”.

Kjo është hera e parë që një studim i përmasave të mëdha ka treguar se edhe konsumimi më i vogël i alkoolit mund të shkaktojë dëme te të rinjtë.

Studimi gjithashtu ka zbuluar se 29 për qind e prindërve besojnë se është e pranueshme të dehen në prani të fëmijëve, përderisa nuk e kanë shprehi pijen. /Telegrafi/