Inspektorati Policor i Kosovës ka konfirmuar se po verifikon informacionet në një konkurs përmes së cilit pritet të gradohen 355 policë të lartë, Policia e Kosovës dyshohet se ka favorizuar një gjeneratë.
Një konkurs që privilegjon një gjeneratë të tërë nën dyshimet që brenda saj ka të afërm të eprorëve, sipas burimeve të TV Dukagjinit ka mbledhur në dy takime zyrtarë të Policisë së Kosovës.
Krejt kjo për të diskutuar këtë problematikë, për të cilën u raportua.
Por pjesëmarrja e gjeneratës së 54 të Policisë në konkursin për rreshter ndonëse ata nuk i kanë në detyrë dy vite si “Polic të Lartë”, akoma nuk ka ndryshuar.
Kjo gjeneratë pritet të jetë pjesë e testimit që do të mbahet këtë të shtunë.
E kjo çështje po monitorohet nga afër edhe nga Inspektorati i Policisë.
“Duke ju referuar kërkesës suaj, ju informojmë se IPK deri më tani nuk ka hapur ndonjë rast për çështjen në fjalë, mirëpo do të verifikoj informatat në dispozicion dhe varësisht nga të gjeturat do të procedoj sipas kompetencave të saja”, kanë thënë nga IPK-ja.
Dukagjini ka komunikuar ndërmjet telefonit me Major Brahim Sadriu, i cili është Shef i Sektorit për Zhvillimin e Performancës dhe Karrierës në Drejtorinë e Përgjithshme të PK-së por ai ka thënë se për këtë çështje duhet të përgjigjet vetëm zyra për media brenda Policisë.
Televizioni ka insistuar të marr një përgjigje nga Policia e Kosovës për raportimin se brenda gjeneratës që është lejuar jashtëligjshëm të marr pjesë ka favorizime, por Zyra për Media për këtë çështje specifike nuk ka kthyer përgjigje tash e një javë.
Pjesëmarrja e gjeneratës së 54 në gradimin nga “Polic i lartë” në Rreshter është në kundërshtim me “Udhëzimin administrativ për procedurën e gradimit për zyrtarët policor”
Neni 13 i këtij udhëzimi thotë se “Polici i lartë kërkohet të ketë minimumin e qëndrimit në gradë dy vite, i diplomuar në shkollën e mesme dhe ndaj të cilit mos të jetë shqiptuar ndonjë masë disiplinore për shkelje të rënda disiplinore apo vepër penale”, në mënyrë që t’i mundësohet gradimi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri