Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadoren e Luksemburgut, Natacha Gomes.
Ambasadorja Gomes, me këtë rast, e ka uruar kryekuvendarin Konjufca për marrjen e detyrës së re në krye të Kuvendit të Kosovës.
“Duke përmendur rrethanat e reja politike në Kosovë, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, ambasadorja Gomes është shprehur optimiste përkitazi me krijimin e mundësive më të mëdha investuese, me theks të veçantë ardhjen e investitorëve të Luksemburgut në Kosovë. Ajo u zotua për vazhdimin e projekteve të mëparshme dhe konfirmoi gatishmërinë e shtetit të saj për mbështetjen e kapaciteteve të Kuvendit në ngritje të cilësisë së draftimit të ligjeve, si dhe premtoi projekte të përbashkëta me Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e bërë nga Kuvendi i Kosovës.
Tutje, në njoftim thuhet se nga ana e tij, kryekuvendari Konjufca e falënderoi ambasadoren për rolin aktiv të shtetit të saj, Luksemburgut, në mbështetje të vazhdueshme të institucioneve dhe shtetit të Kosovës.
“Konjufca gjithashtu e njoftoi ambasadoren Gomes lidhur me agjendën dhe prioritetet e legjislaturës së 8-të, si dhe shprehu nevojën e një bashkëpunimi më të ngushtë mes Kuvendit të Kosovës dhe atij të Luksemburgut”, vijon njoftimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert