Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se ka nuk kanë interes për parë propozimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, sepse kjo është çështje e institucioneve të Kosovës.
Konjufca pas ceremonisë së përvjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, u ka thënë mediave se Rama nuk do të duhej të bënte veprime të tilla pa i sqaruar të gjitha problemet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Askush nuk e ka parë atë draft përveç nënkryetarit të Kuvendit Republikës së Kosovës. Jo nuk kemi kërkuar me na dërguar sepse nuk kemi interes me parë sepse kjo është çështje e institucioneve të Kosovës. Kurse, sa i përket përmbajtjes së tij, kontaktoni nënkryetarin e Kuvendit, ai thotë se e ka parë. Kryeministri shqiptar tha se është sekret por nënkryetari jonë tha se e ka parë. Shumë drafte kanë qarkulluar deri tash por asnjëri nuk ka pas ndonjë efekt. Nuk mund ta paragjykoj, nuk e kam parë, mirëpo në parim mendoj që është gabim, pavarësisht përmbajtjes, domethënë një defekt është në parim sepse kryeministri shqiptar nuk do të duhej të bënte veprime të tilla pa u ulë me kryeministrin e Kosovës dhe pa i sqaruat të gjitha këto probleme së bashku, ata takohen“, tha ai.
Konjufca është pyetur edhe për sanksionet e paralajmëruara nga partnerët e Kosovës, pas situatës në veri të vendit.
“Mendoj që institucionet tona janë duke punuar ngushtë me partnerët që kjo situatë të tejkalohet”, tha ai.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të enjten njoftoi se e ka dorëzuar një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, te presidenti francez Emmanuel Macron, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz. Për këtë dokument, ai ka thënë se i ka vënë në dijeni edhe presidentin e Këshillit Evropian dhe amerikanët, raporton kp.
Rama ka thënë se drafti është i punuar nga ekspertë dhe sipas tij pret që i njëjti të vlejë për të çuar në një nivel tjetër dialogun Kosovë-Serbi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel
Mickoski: Do të pranojmë pagën minimale për të cilën do të pajtohen punëdhënësit dhe punëtorët
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime
Iu bashkua organizatës terroriste "Al Nusra" në Siri, shpallet aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale