LAJMI I FUNDIT:

Konjufca për dënimin e Nezir Mehmetajt: E dënoj fuqishëm këtë padrejtësi, bashkësia ndërkombëtare të rrisë presionin ndaj Serbisë

Konjufca për dënimin e Nezir Mehmetajt: E dënoj fuqishëm këtë padrejtësi, bashkësia ndërkombëtare të rrisë presionin ndaj Serbisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se sot Serbia ka dënuar me gjashtë vite burgim qytetarin Nezir Mehmetaj.

Konjufca derisa ka dënuar fuqishëm këtë padrejtësi, ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare të rrisë presionin ndaj Serbisë, transmeton Telegrafi.

“Sot, pas një arrestimi në vitin 2020, pas një akuzimi dhe procesi të shpikur e arbitrar ndaj qytetarit tonë Nezir Mehmetaj, gjykata në Serbi e ka dënuar atë me 6 vite burg. Mendësia e vjetër e Serbisë që ka kryer gjenocid në Kosovë nuk mund të prodhojë asgjë të re veçse fshehjes së krimeve në njërën anë dhe shpikjes së tyre në anën tjetër”, tha ai.


Tutje, ai ka shtuar “e dënoj fuqishëm këtë padrejtësi dhe kërkoj nga bashkësia ndërkombëtare të rrisë presionin ndaj Serbisë, me zë të qartë kundër kësaj padrejtësie dhe në mbështetje të të drejtave të njeriut”.

Serbia dënon Nezir Mehmetajn me 6 vjet burgim
Lexo po ashtu Serbia dënon Nezir Mehmetajn me 6 vjet burgim

Ndryshe, shtetasi i Kosovës, Nezir Mehmetaj është dënuar nga autoritetet gjyqësore serbe me gjashtë vjet burgim, nën akuza për krime lufte.

Ai u arrestua më 3 janar 2020 në pikëkalimin kufitar në Merdarë dhe që atëherë është mbajtur në paraburgim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Lajme
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

Lajme
Gërvalla pasi e quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, reagon OVL e UÇK-së

Gërvalla pasi e quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, reagon OVL e UÇK-së

Lajme
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Kapet në Kolumbi tropojani i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK

Kapet në Kolumbi tropojani i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Kalo në kategori