LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Ky ishte takimi me pajtueshmërinë më të madhe me LDK-në

Konjufca: Ky ishte takimi me pajtueshmërinë më të madhe me LDK-në

Ka përfunduar takimi i pestë i grupeve punuese të LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, në të cilin, sipas Glauk Konjufcës, ka pasur më së shumti pajtueshmëri mes dy partive.

“Jemi mbledhur për të biseduar për arsimin dhe shëndetësinë. Grupet tona më profesionale i shpalosen qëndrimet të secilit subjekt përkatës politik. Ka qenë takim i cili është zhvilluar në një pajtueshmëri dhe atmosferë të thellë të bashkëpunimit. Është njëri prej takimeve që kemi pasur pajtueshmërinë më të madhe deri tash. Mund të them se virtualisht 100 për qind për temat që kemi ngritur për këto dy fusha esenciale të jetës sonë, siç është shëndetësia dhe arsimi, për masat që do t’i marrim në kuadër të qeverisë së re”, tha ai para mediave transmeton Telegrafi.

Konjufca tha se për secilën fushë janë trajtuar nga 10 tema ku është gjetur pajtueshmëri e plotë.


Fillon takimi i pestë LVV-LDK, do të flitet për arsimin, shëndetësinë e kulturën
Lexo po ashtu Fillon takimi i pestë LVV-LDK, do të flitet për arsimin, shëndetësinë e kulturën

“Takimi i pestë ka pasur pajtueshmëri më të madhe deri më tash”, tha ai.

Konjufca gjithashtu tha se prezenca e Lutfi Hazirit ka qenë i nevojshme për mbarëvajtjen e bisedimeve.

“Ai i ka kontribuar kësaj atmosfere të mirë”, tha ai.

Konjfuca bëri të ditur se në takimin e gjashtë do të bisedojnë për politika sociale./Telegrafi/