Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar ashpër sulmet e regjimit iranian ndaj bazave ushtarake amerikane dhe vendeve partnere në Lindjen e Mesme.

Përmes një postimi në platformën X, Konjufca ka theksuar se sulmet e fundit ndaj zonave civile në Jerusalem, ku sipas raportimeve kanë humbur jetën të paktën nëntë persona, si dhe sulmet pa dallim që kanë shënjestruar zona komerciale dhe rezidenciale në Emiratet e Bashkuara Arabe, përbëjnë një shpërfillje të rrezikshme ndaj jetëve të pafajshme dhe stabilitetit rajonal.


“Kosova qëndron fuqishëm përkrah aleatëve tanë amerikanë dhe partnerëve tanë në rajon kundër veprimeve që kërcënojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin ndërkombëtar”, ka shkruar ai./Telegrafi/