LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohet Lamborghini i 200 mijë funteve, pronari nuk ia kishte paguar sigurimin (Foto)

Konfiskohet Lamborghini i 200 mijë funteve, pronari nuk ia kishte paguar sigurimin (Foto)

Meqenëse një Lamborghini nuk e kishte të paguar sigurimin, policia në Londër e konfiskoi nga pronari.

Njësiti që merret me sigurinë në trafik, ka bërë një postim në Twitter, ku tregon super-makinën e 200 mijë funteve, pronari i së cilës nuk i kishte kryer një prej obligimeve elementare, transmeton Telegrafi.


“Secila makinë duhet të sigurohet, nëse do të përdoret në rrugë publike. Shoferi i kësaj, nuk e kishte kryer” thuhet mes tjerash në postim.

Në të njëjtën kohë, është kërkuar nga të gjithë të kryhet sigurimi i mjeteve, veçanërisht nga pronarët e makinave të shtrenjta. /Telegrafi/