LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohen 8 kg marihuanë në ‘Bogorodicë’

Konfiskohen 8 kg marihuanë në ‘Bogorodicë’

Në kalimin kufitar ‘Bogorodica’ në mesnatë janë konfiskuar 8.2 kg marihuanë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Shkupjani 19 vjeçar M.S. nga Shkupi me targa regjistrimi të Shkupitr, vetura Hunday-Santa Fe, që ka pasur autorizim për dalje nga Maqedonia, ku ishte ndalur nga policia dhe zyrtarët doganor për kontroll.


Marihuana është gjetur në një hapësirë-bunker të veçantë në pjesën e fundit të shasisë të automjetit të cilin i kanë gjetur 10 pako të mbështjella me polietilen të mbështjellura me shirit ngjitës me ngjyrë të kafetë të mbushura me materiale bimore të gjelbër.
M.S. në prill, prej tani nga një person i panjohur në Maqedoni marihuanën e ka poseduar me të vetmin qëllim për ta transferuar në Turqi dhe ta shesë.

I riu shkopjan ka fituar padi penale dhe 30 ditë paraburgim, thotë MPB. /Telegrafi/