Më mirë vonë se kurrë
Gjatë vitit të kaluar, Porsche prezantoi gjeneratën e tretë të modelit Cayenne si një hibrid mjaft të fuqishëm, transmeton Telegrafi. Megjithëse kishte kohë që pritej një hibrid elektrik, më në fund prodhuesi gjerman konfirmoi se do të arrijë zëvendësuesi që do të jetë një E-Hybrid. Ndryshime këto që do të shihen, gjatë fundit të këtij viti.
Gjenerata e katërt, do të jetë e bazuar kryesisht në Panamera 4 E-Hybrid. Në të njëjtën kohë, Porsche po tregon nga pak prej këtij modeli të ri, që është në fazën e testimit. Disa modele të tilla, janë dërguar në Afrikën e Jugut, ku do t’i nënshtrohen disa testeve të mundimshme, që të jenë të gatshme për prezantim. Si pjesë e evoluimit, Cayenne E-Hybrid është testuar në trafikun e ngjeshur të Johannesburgut, si dhe në male të thepisura të larta deri në tremijë metra.
Për ta kalitur edhe më shumë, është testuar në Kanadanë veriore ku temperatura arrin në -40 gradë Celsius, si dhe në shkretëtirën e Dubait ku i nxehti kalon 40 gradë Celsius. Njëjtë sikur edhe Panamera 4 E-Hybrid, do t’i ketë dy motorë 2.9-litra V6 si dhe një motor elektrik, që së bashku do të prodhojnë 462 kuajfuqi.
Bateria me litium, me një mbushje të vetme, mund të kalojë 49 kilometra. Pos këtij modeli, në plan është edhe një Cayenne Turbo S E-Hybrid, që pritet të prodhojë 680 kuajfuqi. Me këto ndryshime pozitive, entuziastët kërkojnë nga Porsche, që ta kthej rekordin e Nurburgringut, që e ka zënë Alfa Romeo Stelvio Quadrifoglio, me shtatë minuta e 51.7 sekonda. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shihni se si Tesla reklamon sigurinë e Cybertruck

Si ‘lindi’ logoja e BMW dhe çfarë përfaqëson në të vërtetë?

Modeli i ri Y i Tesla tani në shitje - zbulohen çmimi dhe specifika të tjera

Audi e pranon, cilësia e enterierit të veturave ka qenë më e mirë në të kaluarën

Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Mercedes zbulon ndryshimet që do t'i ketë gjenerata e ardhshme CLE 63

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania