LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohen 216 raste të reja me COVID-19 në Kosovë – një i vdekur

Konfirmohen 216 raste të reja me COVID-19 në Kosovë – një i vdekur

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se të dielën, janë testuar gjithsej 493 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 216 raste pozitive me COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive është 4.931 raste nga 28.216 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Po ashtu të dielën ka vdekur një person duke çuar në gjithsej 102, numrin e viktimave të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.


Ndërkaq janë shëruar 40 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.267 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.562.

Rastet pozitive sipas komunave:

Prishtinë 115 raste,
Komuna Drenas 16 raste,
Komuna Fushë Kosovë 16 raste,
Komuna Lipjan 14 raste,
Komuna Podujevë 12 raste,
Komuna Mitrovicë 10 raste,
Komuna Skenderaj 6 raste,
Komuna Obiliq 4 raste,
Komuna Vushtrri 4 raste,
Komuna Shtime 3 raste,
Komuna Kaçanik 3 raste,
Komuna Suharekë 3 raste,
Komuna Prizren 2 raste,
Komuna Deçan 2 raste
Dhe me nga 1 rast komunat: Ferizaj, Klinë, Malishevë, Pejë, Rahovec dhe Viti.

Qeveria e Kosovës, të dielën ka paralajmëruar ashpërsimin e masave për të frenuar përhapjen e sëmundjes COVID-19.

Kryeministri Avdullah Hoti, tha në një konferencë për media të dielën se do te fillojë një zbatim shumë rigoroz i masave ekzistuese kundër përhapjes së koronavirusit.

Hoti ka bërë të ditur se do të ndalohen tubimet publike dhe ritet fetare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori