LAJMI I FUNDIT:

Konferenca për komunitetet joshumicë, Kurti: Strehimin e familjeve të cenueshme e kemi prioritet

Konferenca për komunitetet joshumicë, Kurti: Strehimin e familjeve të cenueshme e kemi prioritet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qenë të martën nikoqir i konferencës së donatorëve për strehimin e qëndrueshëm të familjeve të komuniteteve joshumicë të kthyera në Kosovë.

Ai tha se qëllimi i konferencës është që bashkë me partnerë ndërkombëtarë të punohet drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme për 60 familje të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian të kthyera nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.


Kurti si opsion për gjetjen e një strehimi për këto familje i përmendi Komunën e Gjilanit dhe atë të Ferizajt.

Ai tha se strehimi i familjeve më të cenueshme në Kosovë është prioritet i tij, derisa shtoi angazhimin e ekzekutivit gjatë këtij mandati për ndërtimin dhe rinovimin e shtëpive të komuniteteve jo shumicë.

“Strehimi i familjeve më të cenueshme në shoqërinë tonë është prioritet i qeverisë sonë. Këtë vit kemi nda financim për më shumë se 380 familje nga komunitetet joshumicë që do të përfitojnë nga banimi i përmirësuar. Këtu përfshihen familjet që kanë marrë materiale ndërtimore si dhe financim për shtëpi të reja nga Ministria për Komunitete dhe Kthim. Familjet nga komunitetet joshumicë kanë marrë financim edhe nga MAPL-ja për rinovimin apo ndërtimin e shtëpive, kur kam vizituar këto projekte ndërtimore dhe familjet të cilat po përfitojnë kam parë se si investimi po ka ndikim jo vetëm në situatën e tyre materiale, por edhe në ndjenjën dhe shpresën për t’i kontribuar komunitetit dhe vendit”, tha ai.

Iniciativën e tillë e mirëpriti, ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, i cili theksoi ambiciet e tij për një projekt të ri që quhet “Kthimi Urban”. Ai tha se përmes tij do të sigurohet një strehim më i qëndrueshëm për të gjitha familjet e komuniteteve joshumicë të kthyera në Kosovë.

“Kemi ambicie të mëdha, kemi iniciuar një ide të re projekti që quhet ‘Kthimi Urban’. Më besoni se aq sa jam i lumtur për këtë punë, aq edhe frikësohem për të gjitha sfidat që do të ballafaqohemi. Do t’i hyjmë kësaj rruge por pa i anashkaluar programet aktuale që i kemi, pasi ne jemi të përkushtuar për të gjitha pa marrë parasysh se cilat projekte janë. Ka procedura të caktuara të cilat duhet t’i zbatojmë, siç janë ato të identifikimit të gjithë atyre të kthyerve sidomos atyre që janë në Kosovë, por që do të duheshin të vendoseshin në komuna”, theksoi Rashiq.

Në anën tjetër, megjithëse e quajti të nevojshme këtë konferencë, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kërkoi që në gjetjen e vendbanimit për këto 60 familje të mos përsëritet rasti i fshatit Plemetin në Obiliq.

Ai tha se lokacioni në Gjilan dhe Ferizaj nuk duhet të jetë ndërtim vetëm për familjet e komuniteteve jo shumicë, por edhe për familjet shqiptare që kanë nevojë në mënyrë që të bëhen bashkë të gjitha komunitetet.

“Do të fokusohem edhe me një aspekt tjetër të diskutimit, është shumë mirë që po dëgjoj këtu për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme për 60 familje të këtyre komuniteteve në Gjilan dhe Ferizaj. Jam skeptik për projektin për shkak të dy elementeve. Kemi një shembull jo fort të mirë në Komunën e Obliqit, në fshatin Plemetin kur janë ndërtuar dy ndërtesa për këto komunitete. Në dhjetë vitet e fundit, çdo vit na vijnë lajme jo të mira nga kjo pjesë pasi kushtet e jetës nuk janë të përshtatshme. Ky kish me qenë vërejtja e parë, ndërsa e dytë është me gjet një zgjidhje që mos t’i lejmë vetëm pjesëtarët e komuniteteve aty, pasi jam i sigurt se edhe në Gjilan dhe Ferizaj ka nevojë edhe për pjesëtarë të komuniteteve të tjera si shqiptarë që i duhen banim. Duhet t’i gjejmë një mënyrë që t’i bëjmë bashkë komunitetet që të jetojnë, pasi përndryshe do të kishim përsërit situatën e Obiliqit që nuk është mirë”, theksoi ministri Krasniqi.

Ndërkaq, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, tha se integrimi i komuniteteve joshumicë është një proces sfidues, megjithatë duhet të ketë përkrahje qeveritare për t’u siguruar se të njëjtin e kanë përkrahjen në strehim, kujdes shëndetësor dhe arsimim.

“Integrimi i këtyre personave është gjithmonë një proces sfidues dhe nuk bëhet më i lehtë me kalimin e kohës, por kjo nuk do të thotë se nuk do të bëjmë asgjë. Është shumë me rëndësi që të punojmë së bashku dhe t’iu ndihmojmë atyre që dëshirojnë të kthehen në Kosovë dhe me u siguruar që e kanë të gjithë përkrahjen, kujdesin shëndetësor dhe arsimimit”, deklaroi Abbott.

Përkushtimin për realizimin e këtij projekti e potencuan edhe zyrtarët komunalë nga Ferizaj dhe Gjilan./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

Muhamet Hajrullahu
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Lajme
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

Lajme
Kalo në kategori