Kryeministri i vendit, Albin Kurti të enjten në konferencën ndërkombëtare të sigurisë kibernetike “Cyber zero” ka thënë se transformimi digjital do të sjellë benefite të shumta si për shtetin po ashtu edhe për shoqërinë.
Sipas tij digjitalizimi i administratës publike në veçanti mundëson rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në qeverisje, si dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për qytetarët dhe bizneset.
Kurti po ashtu theksoi se përmes digjitalizimit në arsim qeveria synon arsim më cilësor në të gjitha nivelet, ndërsa sistemi i informacionit shëndetësor do të krijojë mundësi për shëndetësi më efikase.
“Me digjitalizim të gjithmbarshëm presim rritje të kursimeve, të produktivitetit dhe të konkurrueshmërisë në ekonomi”, tha Kurti.
Me këtë rast, kryeministri njoftoi se Qeveria është duke i adresuar rreziqet e sigurisë kibernetike përmes një angazhimi shumëdimensionalë dhe shtoi se në tetor të vitit të kaluar, është miratuar në qeveri Ligji për sigurinë kibernetike si dhe është aprovuar në lexim të parë në Kuvend. Përmes këtij ligji do të themelohet Agjencia për Siguri Kibernetike, që do të jetë institucioni kyç përgjegjës për caktimin dhe zbatimin e masave për siguri kibernetike në Republikën e Kosovës.
Ndërkohë, është finalizuar drafti i strategjisë së re për sigurinë kibernetike, që pritet të vendoset në konsultime publike në fund të këtij muaji, për çka kryeministri Kurti i inkurajoi të gjithë që të marrin pjesë.
Strategjia rithekson domosdoshmërinë e forcimit të mekanizmave institucionalë dhe rritjes së kapaciteteve të qëndrueshme njerëzore në fushën e sigurisë kibernetike në nivel të shtetit. Në veçanti, parashihet rritja e kapaciteteve për trajtimin e incidenteve kibernetike në luftimin e krimit kibernetik.
Më tej, kryeministri Kurti tha se mbrojtjen efektive të vendit në fushën e sigurisë kibernetike do të mund ta bëjmë vetëm përmes një bashkëpunimi të ngushtë e të dendur ndërmjet sektorit publik e privat, akademisë e komunitetit të gjerë të sigurisë kibernetike në vend, si dhe bashkëpunimit ndërkombëtar me vendet mike, e gjithsesi edhe konferenca “Cyber Zero” i kontribuon një bashkëpunimi të tillë.
Në fund, duke vënë theksin te rëndësia e sigurisë kibernetike, ai shtoi se Republika e Kosovës do ta shtojë investimin e saj në mbrojtje dhe siguri, por se as mbrojtja e as siguria nuk janë të mbrojtura e të sigurta, përderisa nuk ka siguri kibernetike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Ka nisur numërimi i votave me kusht - KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës