Koncepti i ri mësimor për klasat e dyta dhe të pesta, Shaqiri thotë se do t’i merr parasysh vërejtjet

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri tha se do të mirëpret çdo kritikë dhe vërejtje nga njohësit e arsimit lidhur me tekstet shkollore të konceptit të ri mësimor, e posaçërisht për abetaren e klasës së dytë që parasheh vetëm mësimin e shkronjave të shkrimit.
Shaqiri për “Alsat” tha se koncepti mësimor ka për qëllim ngritjen e cilësisë në arsim dhe jo dëmtimin e nxënësve. Ai apeloi pedagogët, mësimdhënësit dhe ekspertët vërejtët e tyre ti dorëzojnë në dikasterin e Arsimit.
“.. secila vërejtje dhe secili program arsimor duhet në kuptimin më të mirë ta pranojmë gjithsecili se nuk ka program arsimor i cili është perfekt nga aspekti i realizimit të tij. Në qoftë se ka vërejtje tjera dhe vërej nga ana e ekspertëve dhe nga ana e tjerëve se ecuria e nxënësve nga kalimi në klasë të parë në klasë të dytë ka proces ngecje për këtë patjetër që do të dëgjoj zërin dhe unë do të jem zëri i ekspertëve për të ndryshuar diçka në të mirë të procesit edukativ për fëmijët, në rastin konkret të kësaj lënde”, tha Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës.
Koncepti i ri mësimor, që në vitin shkollor 2022-23 do të përfshijë klasën e dytë dhe të pestë sërish ka marrë kritika nga njohësit e arsimit.
Një ditë më parë, profesori, Avzi Mustafa tha se abetarja e klasës së dytë parasheh që nxënësit të mësojnë vetëm shkronjat e shkrimit dhe jo edhe të shtypit, siç ishte e zakonshme për këtë klasë. Siç tha ai, kjo do të shkaktojë vështirësi të nxënësit dhe mësimdhënësit.
“Shkronjat e dorës kërkojnë më tepër punë, më tepër angazhim, mund të vij deri te ajo që nxënësi mos të ketë interesim. Pastaj të lexosh me germa të dorës një tekst përsëri është një gabim se nxënësi më tepër do të angazhohet me të gjitha shqisat që të mund ta përcaktoj germën dhe do të ngel pas derisa ta lidh. Ne do të kemi gjithsesi një lexues që do të jetë shumë i dobët”, u shpreh Avzi Mustafa, profesor.
Mustafa shprehet i revoltuar edhe për numrin e vogël të orëve të gjuhës amtare, pesë orë në javë.. Sipas tij, numri i vogël i orëve do të shkaktojnë ngecje te nxënësit, në të shkruar dhe të lexuar.
Realizimi i plan programit mësimor sipas Konceptit të ri mësimor parasheh që shkollat të jenë të pajisura me tabelë digjitale, kompjuter, pajisje digjitale si kamerë, telefon, televizor ose radio, por edhe pllaka logjike, vegla kopshti e shumë të tjera.
Byroja e Zhvillimit të Arsimit tashmë ka publikuar programet mësimore për lëndët e klasës së dytë dhe të pestë, ndërkohë që Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në pritje të botimit të teksteve të reja për këto lëndë./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri