LAJMI I FUNDIT:

KON inkurajon sportistët dhe zyrtarët të vaksinohen para udhëtimit për në LO të Tokios

KON inkurajon sportistët dhe zyrtarët të vaksinohen para udhëtimit për në LO të Tokios
(Foto: Facebook/KOK)

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) ka inkurajuar delegacionet e ekipeve olimpike kombëtare të marrin vaksinat antiCOVID-19, para se të udhëtojnë për në Tokio të Japonisë, ku prej 23 korrik – 8 gusht 2021 do të mbahen Lojërat Olimpike Verore Tokio 2020.

Një deklarim i tillë është bërë gjatë takimit online të presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), Thomas Bach, me 206 presidentët e Komiteteve Olimpike Kombëtare, ku u diskutuan përgatitjet për LO Tokio 2020 dhe Lojërat Olimpike Dimërore Beijing 2022 (Pekin 2022).

“KON do të punojë ngushtë me Komitetet Olimpike Kombëtare për të inkurajuar dhe ndihmuar sportistët, zyrtarët dhe palët tjera të interesit për t’u vaksinuar në vendet e tyre, në përputhje me udhëzimet kombëtare të imunizimit, para se të udhëtojnë drejt Japonisë.


Kreu i KOK-ut mori pjesë në video-konferencën me presidentin e KON-it
Lexo po ashtu Kreu i KOK-ut mori pjesë në video-konferencën me presidentin e KON-it

Vaksinimi do të bëhet për të pasur një mjedis të sigurt gjatë Lojërave, por edhe për hir të respektit ndaj popullit japonez, i cili duhet të ndihet i sigurt se gjithçka po bëhet për të mbrojtur jo vetëm pjesëmarrësit, por gjithashtu edhe vetë popullin e Japonisë”, thuhet ndër të tjera në deklaratën për media të KON-it. Sipas presidentit Bach, vaksinimi nuk do të jetë i obligueshëm.

“KON udhëhiqet nga katër parime: Së pari të organizojë Lojërat Olimpike në një mjedis të sigurt për të gjithë. Së dyti, përparësia e vaksinimit duhet t’u jepet grupeve të cenueshme, infermierëve, mjekëve dhe të gjithëve që po i mbajnë njerëzit tanë të sigurtë. Së treti, ne inkurajojmë të gjithë pjesëmarrësit olimpikë dhe paralimpik, të cilëve u ofrohet vaksinimi ta pranojnë atë. Së katërti, vaksinimi nuk do të jetë i detyrueshëm”, theksoi Bach.

Në takimin online me presidentin Bach dhe zyrtarët tjerë të lartë të KON-it, mori pjesë edhe presidenti i KOK-ut, Besim Hasani.

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Premier League
Kalo në kategori