Komuna e Tetovës kërkon nga Qeveria të sjellë më shumë masa për këtë rajon
![Komuna e Tetovës kërkon nga Qeveria të sjellë më shumë masa për këtë rajon](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/03/Komuna-e-Tetoves-llogo-780x439.png)
Shtabi i Kizës pranë Komunës së Tetovës bëri të ditur se sot deri te Qeveria kanë dërguar disa kërkesa për kufizime të caktuara sa i përket mbrojtjes së qytetarëve nga Kovid-19. Në mesin e kërkesave është ndërprerja e tërësishme e transportit të organizuar të udhëtarëve ndërmjet komunave në rajonin e Pollogut, që kryesisht e bëjnë transportues privat me autobusë dhe furgonë.
“Masa për kufizim dhe ndërprerje të transportit të organizuar të qytetarëve duhet të bëhet sipas shembullit të Komunës së Kumanovës. Kjo do të kontribuonte për minimizimin dhe parandalimin e grumbullimit të qytetarëve
në grupe më të mëdha të cilët qarkullojnë nga një komunë në tjetrën, ndërsa me këtë do të minimizohet rreziku nga rastet e reja të Kovid-19 në këto komuna”, deklaroi sot Teuta Arifi, kryetare e Tetovës dhe udhëheqëse e Shtabit
të Krizës.
Nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut kërkohet model për ndihmë financiare të të punësuarve në NPK Tetovë dhe Njësinë Territoriale Zjarrfikëse, si dhe përfaqësues nga ndërmarrja publike “Pyjet e Maqedonisë” të
dalin në terren që të shmangin zjarret në Malin Sharr”Duke e pasur parasysh faktin se ekipet zjarrfikëse nga Tetova nuk kanë qasje deri te këto terrene malore që të reagojnë me kohë në kohë pandemie të Kovid-19, kur njëherësh janë angazhuar me dezinfektim të rrugëve dhe hapësirave publike. Të dyja institucionet punojnë me intensitet të rritur në
terren dhe të ardhurat institucionale për mbulimin e rrogave janë ulur dukshëm”, theksoi kryetarja Teuta Arifi.
Sipas informacioneve të fundit, siç informoi Shtabi i Krizës, në rajonin e Tetovës ka gjashtë të sëmurë të rinj nga Kovid-19, me çka numri i përgjithshëm arriti 49 persona. Nga numri i përgjithshëm 20 janë qytetar të komunës së Tetovës, rastet tjera janë nga vendbanimet tjera.
“Në komunën e Tetovës gjithsej janë bërë 400 teste të qytetarëve të cilin i kishin përmbushur kushtet për testim sipas anketës epidemiologjike të Ministrisë së Shëndetësisë”, informoi Arifi.
Deri te Qeveria dhe deri te Ministria e Shëndetësisë, Shtabi i Krizës ka dorëzuar kërkesë që të gjithë mjekëve amë në territorin e komunës së Tetovës t’iu sigurojnë sasi të mjaftueshme të dorezave, maskave dhe mjeteve për dezinfektim.
Në drejtim të parandalimit të virusit korona edhe sot nuk kishte ditë pazari në Tetovë, me çka ishin mbyllur për punë të gjitha tregjet e hapura dhe të mbyllura në territorin e komunës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/7komuna-780x439.jpg)
Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para
![Bedri Hamza: Nuk ka koalicion me LVV, do të krijojmë qeverinë e votuar nga qytetarët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-14-e1739202298373-780x439.jpg)
Bedri Hamza: Nuk ka koalicion me LVV, do të krijojmë qeverinë e votuar nga qytetarët
![Numërohen 96.45% të votave, LVV kryeson me 41.11%](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-1-780x439.jpg)
Numërohen 96.45% të votave, LVV kryeson me 41.11%
![Blendi Fevziu: Kosova votoi në mënyrë spektakolare, një leksion shumë i fortë për Shqipërinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Blendi-Fevziu-zgjedhjet-ne-Kosove-e1739198151360-780x439.jpg)
Blendi Fevziu: Kosova votoi në mënyrë spektakolare, një leksion shumë i fortë për Shqipërinë
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476500682_594419616732489_5834864377079471635_n-e1739193450181-780x439.jpg)
Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe