Përpjekja e Komunës së Prizrenit për të angazhuar një operator ekonomik për organizimin e trajnimit për ruajtjen e zejes së filigranit ka dështuar në tentimin e parë të sivjetshëm. Aktiviteti i prokurimit për këtë trajnim është anuluar.
Njoftimi për anulim është publikuar të mërkurën, në platformën e prokurimit elektronik.
Si arsye nga Komuna e Prizrenit është cekur se një dispozitë në Ligjin e Prokurimit Publik kërkon anulimin e këtij aktiviteti të prokurimit.
“Nuk kemi operator ekonomik të përgjegjshëm”, thuhet në pjesën dedikuar për informatat shtesë, raporton Telegrafi.
Ky aktivitet i Prokurimit ishte iniciuar në muajin shkurt.
Në njoftimin për kontratë thuhej se operatori ekonomik duhet të sigurojë 4 mjeshtër të diplomuar të filigranit, për 8 muaj, bashkë me mjetet dhe materialet adekuate të punës për këtë artizanat.
Vlera e paraparë e kontratës, sipas njoftimit për kontratë, ka qenë 9,900 euro.
Pavarësisht kësaj, drejtori i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Ramadan Tarashaj ka theksuar se aktiviteti i prokurimit do të zhvillohet sërish me qëllim që të organizohet trajnimi për zejen e filigranit.
“DTZHE ka bërë kërkesë që sërish të zhvillohet aktiviteti i prokurimit, pasi synimi ynë është që të realizohet trajnimi për filigranin, ashtu siç është organizuar në vitet e shkuara”, ka thënë Tarashaj për Telegrafin.
Në punëtorinë e improvizuar të Filigranit në qendër të Prizrenit prej disa vjetësh organizohet trajnimi i filigranit për dhjetëra pjesëmarrës, me qëllim të ruajtjes së zanatit të vjetër.
Trajnimi realizohet nën mentorimin e një mjeshtreje dhe tre mjeshtërve të dalluar të këtij artizanati, me mjetet nga buxheti i Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rrëshqet dheu në fshatin Leskovec të Prizrenit, evaukohen disa familje

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Bereqeti dhurojnë 100 pako ushqimore për komunitetin në kohën e Festës së Fitër Bajramit

Totaj: Maskara e Krushës së Vogël është një nga ngjarjet më tragjike të luftës së Kosovës

“Je krenaria jonë” – Mbërrin edhe një tjetër parashutë për Gjestin, Jozi: Menaxheri po t’i dërgon

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Deliu i përgjigjet LDK-së: Posti i kryeministrit i takon PDK-së si parti e dytë

E konfirmon gazeta katalunase: Barcelona është duke e vëzhguar Edon Zhegrovën

Erdogan i kërkon Allahut të 'mallkojë Izraelin sionist' në fjalimet e Fitër Bajramit – vjen reagimi i Tel Avivit

Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze