LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 4° cloudy

Komuna e Prishtinës nis fasadimin e ndërtesës së “shëmtuar”, në hyrje të qytetit

Komuna e Prishtinës nis fasadimin e ndërtesës së “shëmtuar”, në hyrje të qytetit

Komuna e Prishtinës ka nisur fasadimin e ndërtesës në hyrje të qytetit, tek Rrethi i Flamurit.

Kjo ndërtesë prej kohësh ka qenë në një gjendje të papërshtatshme vizuale.

Lajmi është bërë i ditur nga nënkryetari i Komunës, Alban Zogaj, i cili theksoi rëndësinë e këtij projekti për transformimin estetik dhe funksional të ndërtesës.


“Me kënaqësi njoftoj se po fillon procesi i fasadimit të ndërtesës në hyrje të Prishtinës, e cila për një kohë të gjatë ka pasur një pamje të papërshtatshme. Ky projekt nuk përmirëson vetëm pamjen e qytetit tonë, por ndikon drejtpërdrejt në izolimin termik dhe kursimin e energjisë, duke kontribuar në një mjedis më të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm,” tha Zogaj.

Projekti i fasadimit është pjesë e planeve më të gjera për zhvillimin urban dhe mirëqenien e banorëve të Prishtinës, duke realizuar kështu një tjetër premtim të dhënë nga autoritetet lokale./Telegrafi/

@alban.zogajËshtë kënaqësi të ju njoftoj që po fillon procesi i fasadimit të ndërtesës në hyrje të Prishtinës, e cila për një kohë të gjatë ka pasur një pamje të papërshtatshme. Ky projekt do të transformojë jo vetëm pamjen e ndërtesës, por edhe cilësinë e jetës për banorët e saj. Fasada e re jo vetëm që përmirëson estetikën e qytetit tonë, por ndikon drejtpërdrejt në izolimin termik dhe kursimin e energjisë, duke sjellë një kontribut të rëndësishëm në një mjedis më të qëndrueshëm dhe më të shëndetshëm për të gjithë. Ky është vetëm një hap i radhës në përpjekjet tona të vazhdueshme për të përmirësuar infrastrukturën dhe mirëqenien e banorëve të Prishtinës. Edhe një premtim që po realizohet.

♬ original sound – Alban Zogaj

Në trend

Më shumë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mali i Zi
Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Magazina
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Lajme
Egli dhe Rizarta përballen pas dramës së sfidës: Nuk më pëlqeu që e hoqe me qëllim litarin, situata e banjës ishte gënjeshtër

Egli dhe Rizarta përballen pas dramës së sfidës: Nuk më pëlqeu që e hoqe me qëllim litarin, situata e banjës ishte gënjeshtër

Magazina
​Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

​Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Lajme
Revolucion në transport, një automjet elektrik ka bërë fluturimin e tij të parë - publikohen pamjet

Revolucion në transport, një automjet elektrik ka bërë fluturimin e tij të parë - publikohen pamjet

Auto
Kalo në kategori