LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Malishevës apelon tek qytetarët: Mos peshkoni dhe mos e përdorni peshkun në lumin Mirusha

Komuna e Malishevës apelon tek qytetarët: Mos peshkoni dhe mos e përdorni peshkun në lumin Mirusha
????????????????????????????????????

Për shkak të ngordhjes së pazakontë të peshqve në lumin Mirusha, apelohet tek të gjithë peshkatarët dhe banorët që jetojnë përgjatë rrjedhës së lumit Mirusha, përfshi edhe liqenin në Mirushë, që të mos peshkohet dhe të mos merren peshqit.

Këtë apel e kanë lëshuar sot, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtoria e Inspektoratit në Malishevë dhe shoqata e peshkatarëve sportiv në Malishevë.

Përderisa organet përgjegjëse të dalin me një deklarim rreth shkakut të ngordhjes së peshqve, apelohet që të mos peshkohet apo të merren peshqit. Në mënyrë të veçantë, kërkohet nga prindërit, që mos ti lejojnë fëmijët që të marrin peshk nga lumi apo piqeni.


Mostrat janë dërguar për analizë dhe jemi në pritje të konfirmimit të shkaqeve të ngordhjes së peshqve, prandaj, derisa të dalin analizat dhe derisa organet kompetente të dalin me një përfundim zyrtar, luten të gjithë peshkatarët dhe banorët, të bëjnë kujdes.

Komuna është duke i marrë të gjitha masat e nevojshme në mënyrë që të pastrohet lumi./ Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori