Komuna e Lipjanit ka reaguar pas arrestimit të nëntë zyrtarëve që dyshohet për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit” dhe veprën penale të “Mashtrimit”.
Komuna e Lipjanit, thotë se deri me tani nuk ka marrë asnjë informatë lidhur me zyrtarët e arrestuar.
Sipas tyre, janë informuar nga mediat për rastin duke thënë se për stadiumin në Magure, të gjitha kontratat janë publike që nga koha kur janë nënshkruar dhe janë në websajtin e komunës.
“Duke përcjellë mediat dhe portalet, ndonëse zyrtarisht asnjë informatë si institucion i komunës dhe si kryetar i komunës nuk e kemi, konsiderojmë dhe deklarojmë për qytetarët lipjanas dhe opinionin se absolutisht, nuk duam të interferojmë në punën e organeve të drejtësisë as të paragjykojmë epilogun por ju informojmë së nëse është fjala për stadiumin në Magure, të gjitha kontratat janë publike që nga koha kur janë nënshkruar dhe janë në wëebsajtin e komunës”, thuhet në njoftim.
Tutje komuna thotë se “duke ndjekur shkrime me shumë të pavërteta rreth shumës së mjeteve të përmendura, ju inkurajojmë vlerat në kontrata dhe specifikat tjera lehtë mund t’i verifikoni në websajtin e komunës”.
Komuna sqaron se “dheu i shëmbur si pasojë e reshjeve të shiut në janar 2021 në stadiumin e Magurës, ka dëmtuar rrethojat e qëndrës së azilit në Magure, dhe pas kësaj shembje, komuna dy herë ka publikuar procedura për të riparuar atë shëmbje dheu nga reshjet dhe në të dy rastet të dy operatoret e kontraktuar (njoftimet janë publike në ëebsajt) nuk kanë kryer punimet dhe nuk janë paguar për punët e pakryera”.
Komuna thotë se inkurajon punën e organeve të drejtësisë që të jetë e pavarur dhe korrekte, por asesi deklarimet paushalle e të paverifikuara.
“Duhet të vlejë prezumimi i pafajësisë deri në vërtetimin e fajësisë e jo me komente me erë terësisht politike pa asnjë lloj verifikimi të së vertetës”.
“Nëse ky parim sipas disave nuk vlenë për të gjithë njejtë, atëherë përdorne standartin e njejtë edhe për shërbyesit civil. Përkatësia politike e shërbyesëve civil nuk duhet t’u shërbej gjuetarëve kujdestarë për shfrenime të urrejtjeve përsonale e politike”.
“Të presim verdiktin final pastaj të gjykojmë”, thuhet në fund./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historiku: Atentati që tronditi Lezhën sonte, djali i viktimës i përfshirë në vrasjen e Brilant Martinajt

Si funksionon botoksi dhe a ka efekte anësore – dermatologia Krasniqi: Mos të aplikohet nga moshat e reja

Haxhi Avdyli i LVV-së konfirmon marrëveshjen me Nismën: I kemi 61 vota

Prej sot marketet me më shumë se 10 të punësuar duhet t'i publikojnë çmimet e produkteve në ueb-faqe

Sot i ekzekutuan babanë në Lezhë, kush ishte Roan Brahimi i vrarë në Greqi - njihej si kundërshtarë i Ervis Martinajt

Deliu-Kodra: Qëndrimi i Nismës mund të ndryshojë sipas rrethanave politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Gjesti befason me deklaratën në Big Brother VIP Albania: Unë vet e kam bërë punën që të më goditë dikush

I qeshur dhe duke bërë shenjën e grushtit - Jozi shfaqet në një tjetër video mes miqsh në Tiranë

Atentat me katër të plagosur në Tiranë, mes tyre dy të mitur

Historiku: Atentati që tronditi Lezhën sonte, djali i viktimës i përfshirë në vrasjen e Brilant Martinajt

Meloni takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë - italiania befasohet nga furia e gazetarëve

"Pa të në fushë Man Utd do të luftonte për mbijetesë" - Rio Ferdinand tregon lojtarin më të rëndësishëm të Djajve të Kuq