LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Klinës do të paguaj biletën e udhëtimit njëdrejtimësh të nxënësve të shkollave fillore

Komuna e Klinës do të paguaj biletën e udhëtimit njëdrejtimësh të nxënësve të shkollave fillore

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj ka njoftuar se do të fillojnë të bëjnë pagesat për biletën e udhëtimit njëdrejtimësh të nxënësve për në shkollë.

Ai ka thënë se ky projekt shumë i rëndësishëm  do të ndikojë në uljen e shpenzimeve për nxënësit, transmeton Telegrafi.

“Realizimi i këtij projekti është bërë si rezultat i kërkesave të shumta të qytetarëve dhe me qëllim që të krijohet një lehtësi financiare për prindërit, veçanërisht ata me kushte jo të mira financiare. Ky do të realizohet gjatë një periudhe tre vjeçare dhe ka një kosto prej 64 507 euro, të cilat do të paguhen nga buxheti komunal”, ka shkruar ai në Facebook.


Më tej ai ka shkruar se “Drejtoria e Arsimit njofton se përzgjedhja e linjave është bërë duke u bazuar në kërkesat e qytetarëve, të cilat janë shqyrtuar nga një komision i veçantë për shqyrtim të kërkesave i themeluar nga Kuvendi Komunal – i cili ka qenë i përbërë edhe nga drejtorë të shkollave”.

“Po ashtu, përzgjedhja e linjave është bërë duke u bazuar në Ligjin për Arsimin Parauniversitar, që përcakton se komuna duhet të sigurojë udhëtimin falas për nxënësit e shkollave fillore që e kanë objektin shkollor në një distancë më larg se 4 kilometra.

Komuna e Klinës, përkatësisht Drejtoria e Arsimit, do të shqyrtojë të gjitha kërkesat nga qytetarët për sigurimin e udhëtimit falas për të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe do të shqyrtojë mundësitë që në vitet e ardhshme një projekt i ngjashëm të realizohet edhe në linja tjera të udhëtimit”, thotë ai.

Pagesat për udhëtimin e nxënësve do të bëhet për këto linja të udhëtimit:

– Relacioni Klinë

Klinafc – Klinë, Gjurgjevik i Vogël – Klinë

– Relacioni Zllakuqan

Kosh – Zllakuqan, Radulloc – Zllakuqan, Krushevë e Madhe – Zllakuqan

– Relacioni Shtupel

Lagja e Bajakës – Shtupel

– Relacioni Gremnik

Qupevë e Ulët – Gremnik, Qupevë e Lartë – Volljakë

– Relacioni Drenoc

Dugajevë – Drenoc, Poterq i Ulët – Drenoc

– Relacioni Gremnik

Qeskovë – Këpuz, Rastokë – Këpuz, Bokshiq – Grabanicë, Dollovë – Grabanicë

– Relacioni Ujmirë

Shtaricë – Ujmirë, Doberdol – Ujmirë /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori