Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Komuna e Istogut, përmes Drejtorisë për Mirëqenie Sociale, ka shpërndarë 100 pako ushqimore për familjet në nevojë, përfshirë edhe ato që janë nën asistencë sociale.

Këto pako janë siguruar dhe financuar nga buxheti i Komunës së Istogut, si pjesë e angazhimit për të mbështetur qytetarët me kushte të vështira ekonomike, veçanërisht gjatë festave të rëndësishme fetare.


Përzgjedhja e përfituesve është bërë në bazë të listës së familjeve që përfitojnë nga asistenca sociale, listë që menaxhohet nga Drejtoria për Mirëqenie Sociale.

Përmes kësaj iniciative, Komuna e Istogut shpreh solidaritetin dhe përkushtimin e saj për të qëndruar pranë qytetarëve që kanë më së shumti nevojë, duke e shndërruar festën në një moment më të lehtë dhe më të gëzueshëm për të gjithë./Telegrafi/