LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Gostivarit: Vijojnë aksionet për pastrimin e deponive ilegale

Komuna e Gostivarit: Vijojnë aksionet për pastrimin e deponive ilegale

Nga Komuna e Gostivarit bëjnë të ditur se kanë filluar me aksionet për mënjanimin e deponive ilegale.

“Komuna e Gostivarit ka filluar aksionin për mënjanimin e deponive ilegale në rajonin e komunës duke nisur nga deponia ilegale në afërsi të ish-fabrikës “Silika”, deponive ilegale në afërsi të varrezave në rrugën për në fshatin Debresh si dhedeponitë në afërsi të varrezave në rrugën Balindoll – Turçan i Vogë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gostivarit.


Ata shtojnë se aksioni për mënjanimin e këtyre deponive ilegale do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim dhe lusin qytetarët që mbeturinat t’i hedhin në vendet e parapara në mënyrë që të mos krijohen deponi të egra.

“Lusim qytetarët dhe bizneset që mbeturinat t’i hedhin në vendet e parapara dhe të mos krijojnë deponi të egra, në të kundërtën do të pasojnë dënime. Hapësirat publike janë vendet ku ne jetojmë dhe ndajmë momente të rëndësishme me familjet dhe miqtë tanë, andaj është detyra jonë morale dhe qytetare të sigurohemi që këto hapësira të jenë të pastra”, thuhet në fund të kumtsës./Telegrafi/