LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Drenasit, arkëton rreth 300 mijë euro të qirasë së Parkut të Biznesit nga MTI-ja

Komuna e Drenasit, arkëton rreth 300 mijë euro të qirasë së Parkut të Biznesit nga MTI-ja

Komuna e Drenasit do të duhej të arkëtonte mjete nga qiraja e Parkut të Biznesit që nga viti 2010, në bazë të Memorandumit të Mirëkuptimit të lidhur ne mes të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Komunës së Drenasit, Memorandum i cili parasheh që 70% e të hyrave nga qiraja nga Parku i Biznesit t’i takojnë Komunës së Drenasit si të hyra vetanake, ndërsa 30% Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) për kryerjen e komunalive, të cilat mjete fillimisht derdhen në llogarinë e MTI-së.

Deri me ardhjen e kryetarit Ramiz Lladrovci në krye të komunës së Drenasit, nuk janë arkëtuar këto mjete.

Me marrjen e mandatit dhe informimit lidhur me ketë çështje, kryetari Lladrovci ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme dhe komuna e Drenasit arkëton rreth 300 mijë euro në llogarinë e saj nga MTI-ja, për pjesën e saj të papaguar nga viti 2010 deri me 30.06.2017, mbi shfrytëzimin e pronës komunale, të cilat mjete do të përdoren për përmirësimin e infrastrukturës në komunën e Drenasit.


Komuna e Drenasit do të vazhdoj të arkëtoj të hyrat që i takojnë, me të vetmin qëllim përmirësimin e jetës së qytetareve të saj, në të njëjtën kohë duke motivuar dhe lehtësuar bizneset që veprojnë në komunën e Drenasit, për të operuar në pajtim me ligjin.

Po ashtu, komuna e Drenasit do të ndërmarr të gjitha veprimet e parapara ligjore për çdo pengesë në arkëtimin e të hyrave të saj nga ana e MTI-së. /Telegrafi/