LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Dibrës, Duka para Pocestës

Komuna e Dibrës, Duka para Pocestës

Zgjedhjet lokale në Dibër në rrethin e dytë janë mbajtur sot në Dibër për të parin e komunës. Telegrafi Maqedoni ju sjell rezultatet e para për këtë komunë, ku kanë garuar Hekuran Duka nga BDI dhe Bekim Pocesta nga koalicioni ASH/AAA. Këto rezultate janë me 12,39% e votave të numëruara.

3. Hekuran Duka – 503  vota apo 51,75 % të votave

6. Bekim Pocesta – 453 vota apo 46,60 % të votave


Dalja në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Dibër ka qenë mbi 45% ndërsa kanë votuar 8534 qytetarë nga 19211 me të drejtë vote. Sot në Dibër është votuar në 27 vendvotime.

Rrethi i dytë në Dibër mbahet sot, dy javë nga rrethi i dytë në gjithë komunat tjera, përshkak të rivotimit më 31 tetor, 2021. /Telegrafi/