LAJMI I FUNDIT:

Kompletohet Qeveria Mustafa, ja emrat e zëvendësministrave

Kompletohet Qeveria Mustafa, ja emrat e zëvendësministrave

Emërimi i zëvendësministrave, është një proces të cilin deputetët opozitarë, në vazhdimësi e ngrisin në Kuvendin e Kosovës. Ata kritikojnë Qeverinë për emërime kohë pas kohë të zëvendësministrave dhe për mungesë transparence në këtë drejtim.

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, që me profesion është matematiciente, thotë se ata zëvendësministra që dihet që janë emëruar deri më tani, buxhetit të Kosovës i kushtojnë 168 mijë euro.

Deputeten e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, duket se çështja e emërimit të zëvendësministrave, e shqetëson më shumë se të tjerët. Ajo shumë shpesh e shtron në Kuvend si pyetje parlamentare këtë çështje, ndërsa thotë se do të vazhdojë edhe më tej ta bëjë të njëjtën pyetje për kryeministrin Isa Mustafa.


Haxhiu, që me profesion është matematiciente, thotë se përpos që ka numër të madh të ministrave, Qeveria Mustafa ka edhe shumë zëvendësministra që po i kushtojnë buxhetit të Kosovës, e që sipas saj, po emërohen fshehurazi.

“Nga kalkulimet që i kam bërë, diku 168 mijë euro i kushtojnë buxhetit të Kosovës, zëvendësministrat, me këtë numër që unë kam njohuri, por ndoshta duke shtuar edhe numrin e komuniteteve është një vlerë edhe më e madhe. Thjesht nuk është se po i ndihmojnë Qeverisë, vetëm sa për t’i plotësuar apetitet e militantëve partiakë dhe joprofesionalë”, tha Haxhiu për Radio Kosovën.

Haxhiu thotë se shifra e shpenzimeve mund të jetë edhe më e madhe, duke pasur parasysh edhe luksin e tepruar që e kërkojnë zëvendësministrat, me rregullimin e zyrave, me udhëtime zyrtare, e me shetitje me makina zyrtare edhe jashtë orarit të punës.

Analisti politik Imer Mushkolaj e konsideron të padobishëm postin e zëvendësministrit.

“Posti i zëvendësministrit, nga praktika që kemi parë deri më tash, është vetëm një post thithë para nga buxheti i Kosovës dhe privilegje nga të qenit në këtë pozitë. Përndryshe nuk është se e zëvendëson ministrin në momente të caktuara kur ai është në ndonjë udhëtim zyrtar apo ndonjë angazhim tjetër”, thotë Mushkolaj.

Radio Kosova ka siguruar listën e plotë të zëvendësministrave të emëruar deri më tani, e që janë gjithsej 28.

Por, ky numër pritet të rritet, duke pasur parasysh faktin që sipas marrëveshjes së koalicionit PDK-LDK, ishte paraparë që të jenë së paku nga dy zëvendësministra në një dikaster, ndërsa në disa ministri ku përfaqësohen komunitetet pakicë, mund të jenë edhe nga tre zëvendësministra.

Më poshtë mund ta shihni listën e plotë:

Lista e Zëvendësministrave

Jorxhi Shala, zëvendësministër në MKK

Avni Kastrati, zëvendësministër në MTI

Besa Gashi, zëvendësministre në MZHE

Bajram Gecaj, zëvendësministër në MAPL

Fadil Gashi, zëvendësministër nëMFSK

Hajredin Hyseni, zëvendësministër në MAP

Lirak Çelaj, zëvendësministër në MD

Mustafe Myrtaj, zëvendësministër në MAP

Qazim Rahmani, zëvendësministër në MPMS

Ramadan Ilazi, zëvendësministër në MIE

Rexhep Hoti, zëvendësministër në MKRS

Sahit Krasniqi, zëvendësministër në MeD

Vezir Januzaj, zëvendësministër në MBPZHR

Elfete Shabani Zëvendësministre në MKRS

Rita Hajzeraj-Beqaj, Zëvendësministre në MPMS

Petrit Selimi, zëvendësministër në MPJ

AgimKrasniqi, zëvendësministër në MF.

Ferat Shala, zëvendësministër në MMPH

Qaush Balaj, zëvendësministër në MKK

IsniKilaj, zëvendësministër në MF

Fehmi Mujota, zëvendësministër në MI

Gani Koci, zëvendësministër në MZHE

Anila Statovci, zëvendësministër në MASHT

Kurtan Kajtazi, zëvendësministër në MSH

MuhametLatifi, zëvendësministër në MFSK

KadirHuseini, zëvendësministër në MSH

Izet Sadiku, zëvendësministër në MSH

Mendim Rugova, zëvendësministër në MMPH

Në trend Lajme

Më shumë
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kalo në kategori