Kompanitë “Sefawine” edhe “Daka Wine” akuzojnë KIESA-në se në vend që të mbështes po diskriminon bizneset. Ata kërkojnë llogari për këtë manipulim, diskriminim dhe shantazh.
Drejtori i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovës (KIESA) , Besian Mustafa, ka hedhur poshtë pretendimet e pronarëve të dy kompanive të verërave “Sefawine” dhe “Daka Wine”, se KIESA i ka diskualifikuar për të shkuar në “ProWine 2018” panairin e verërave, që do të mbahet në Gjermani nga data 18 deri në 20 mars.
Mustafa nuk ka treguar për koston që do të paguajë për pjesëmarrje në këtë panaire.
Ai përmes një përgjigje elektronike ka thënë se KIESA-MTI nuk përjashton asnjë ndërmarrje kosovare nga pjesëmarrja në panaire ndërkombëtare, pasi që këtë fuqi vendimmarrëse e kanë vetëm organizatorët e panaireve, e jo KIESA. Ai ka thënë se për mos pranim në panair, refuzimi është bërë nga organizatori që është Messe Dusseldorf GmbH.
“Në rastin e panairit ‘Prowein 2018’ vendimin e pranimit apo refuzimit të pjesëmarrësve e ka organizatori Messe Dusseldorf GmbH.”, ka thënë Mustafa.
Sipas tij, është vullnet i KIESA-s që në këto panaire të marrin pjesë sa më shumë ndërmarrje kosovare dhe të promovohen sa më shumë produkte kosovare por, fatkeqësisht, buxheti i limituar i lejon KIESA-s që të mbulojë shpenzimet për vetëm një numër të limituar të ndërmarrjeve kosovare.
“Në tri vitet e fundit KIESA ka subvencionuar pjesëmarrjen e ndërmarrjeve kosovarë në mbi 30 panaire ndërkombëtare ku janë promovuar qindra produkte kosovare. KIESA brenda mundësive të saj buxhetore rezervon një hapësirë ekspozuese në të cilën ndërton një shtand shtetëror. Shpenzimet e hapësirës dhe të dizajnimit e ndërtimit të shtandit i bartë KIESA. Në rastin e panairit ‘ProWein’ kemi arritur të rezervojmë hapësire dhe shtand të mjaftueshëm për pesë ndërmarrje kosovare. Për të marrë pjesë në këtë shtand shtetëror, KIESA ka ftuar të gjitha ndërmarrjet kosovare të aplikojnë përmes shpalljes publike në të cilën janë përcaktuar kriteret e përzgjedhjes së ndërmarrjeve që do të marrin pjesë në shtandin shtetëror. Në rastin e panairit ‘ProWein 2018’, KIESA ka pasur buxhet të mjaftueshëm për të rezervuar një hapësirë dhe shtand për pesë ndërmarrje kosovare“, ka thënë Mustafa përmes përgjigjeve elektronike, për Kosovapress.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se informatat për aplikuarit e interesuar për pjesëmarrje në këtë panair është dashur t’i plotësojnë kriteret ligjore dhe se sipas tij gjitha kompanitë e përzgjedhura i kanë plotësuar kriteret.
“Subjektet aplikuese i kanë pranuar ligjërisht të gjitha kushtet dhe kriteret në momentin e dorëzimit të aplikacioneve të tyre në arkivin e MTI-së. Të gjitha informacionet si: shpallja publike e cila përmban kriteret dhe numrin e ndërmarrjeve pjesëmarrëse, raporti i vlerësimit për secilin subjekt aplikues, dhe çdo informatë tjetër janë të publikuar në mënyrë transparente në uebfaqen e KIESA-s“, tha Mustafa.
Ndërsa nuk ka treguar për koston që KIESA do të paguajë apo jo për pjesëmarrje të 5-së kompanive në këtë panaire.
Ndryshe ditë më parë, pronari i bodrumit “Sefa Win”, Labinot Shulina i ka njoftuar mediat se janë diskualifikuar nga KIESA dhe MTI për pjesëmarrje në panairin ‘ProWine 2018’.
“Kompania jonë SefaWine dhe Daka janë diskualifikuar për të shkuar në ‘ProWine 2018’. Ju bëj ftesë publike që të hulumtoni se si po bëhen diskriminimet nga ana e MTI-së, respektivisht KIESA, e cila thirret në promovimin e prodhuesve vendorë e që në të vërtet është duke i shkatërruar prodhuesit vendorë, jo duke i promovua prodhuesit vendor. KIESA kërkon që eksportuesit që kanë eksport t’i dërgoj në promovime, ndërsa ne që jemi në kërkim të eksportit nuk kemi të drejt të shkojmë sepse nuk kemi eksportuar në vitin 2017 edhe pse ne jemi të regjistruar në panair qysh në vitin 2017 me datë 31/07/2017, salla me numër 15, numri i shtandit 15KO03 ‘ProWine 2018’”, thuhet në reagimin e Shulinës.
Ai po ashtu në reagim ka treguar se qysh para 6 muajve kanë kontaktuar kompanitë-blerësit potencial për pjesëmarrje por që KIESA, sipas tij, e ka pamundësuar pjesëmarrjen e tyre.
“Ne qysh qe 6 muaj i kemi lënë kontaktet me kompani apo blerës potencial që të vinë në shtandin tonë të provojnë verërat tona dhe bëjmë ndonjë marrëveshje të mundshme, tani del KIESA dhe na thotë se nuk mund të merrni pjesë ju se nuk keni eksporte, në vende që të mbështes kjo të diskriminon automatikisht, ku se merr për bazë që ne jemi të regjistruar dhe kemi punuar në promovim qe 6 muaj, këtu duhet të jep llogari dikush, nuk tolerojmë më gjëra të tilla, ne së shpejti do të drejtohemi edhe organeve kompetente për këtë raste. Ju lutem dinë kush ta zbërthej këtë manipulim, diskriminim, shantazh“, thuhet në reagimin e Shulinës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre
KEK, B1-shi kthehet në punë në orët e mbrëmjes

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës