Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit, Naim Bazaj, ka thënë se kompania zvicerane “Kosova Krom”, e cila planifikonte t’i investonte 20 milionë euro në komunën e Drenasit ka braktisur Kosovën për shkak të neglizhencës së punës së kryetarit të Komunës Ramiz Lladrovcit, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Naim Bazaj, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit, ka thënë se kompania zvicerane “Kosova Krom”, e cila planifikonte t’i investonte 20 milionë euro në komunën e Drenasit, për shkak të neglizhencës së punës së kryetarit aktual të Komunës Ramiz Lladrovcit.
Prej se ka ardhur në pushtet para pak më shumë se katër muajsh kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, nuk ka arritur të krijojë stabilitet qeverisës në komunën e Drenasit, përkundrazi ka krijuar hendek të madh dhe përçarje në degën e PDK-së.
Për katër muaj asnjë nga premtimet e Lladrovcit gjatë fushatës elektorale nuk është realizuar, ndonëse Qeveria i ka dhënë “para me grusht”, siç thotë opozita në Drenas.
Të vetmen punë që ka bërë dhe është duke bërë është ajo që Lladrovci ka vazhduar fushatën nëpër fshatra të komunës, duke premtuar investime dhe duke u përpjekur që t’i bindë qytetarët që të bëhen gati ta votojnë edhe një herë, shkruan “Zëri”.
Kështu të paktën vlerësojnë bashkëpartiakët e Ramiz Lladrovcit, të cilët kryetarin e Komunës e krahasojnë madje edhe me këngëtaren kontroverse Linda Morina dhe të cilët Lladrovcit i japin edhe epitete të tjera.
Ndërkaq opozita në Drenas, siç thonë ata, do të ishte shumë e lumtur sikur Kadri Veseli ta nominonte Lladrovcin edhe për një mandat të dytë për kryetar të Drenasit sepse, siç thonë në QLVV, do të jetë shumë më lehtë që ta marrin Drenasin pasi që më Lladrovcin nuk do ta votonte askush, as anëtarët e partisë së tij.
“Lladrovci paska thënë se do të jetë kryetar i Drenasit, mund të jetë kryetar i PDK-së, por se kush do të jetë kryetar i Drenasit do të vendosin qytetarët e Drenasit”, thotë Shemsi Elezi, koordinator i QR-së së LVV-së në Drenas. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kosova në krizë investimesh? Ekspertët kërkojnë qasje të re nga institucionet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë