Kompania ku punoni ka organizuar aheng për festat e fundvitit? Mirë, por mos i bëni këto gjëra

Kjo është sezonë e ahengjeve të festave të fundvitit, të cilat mund të jenë argëtuese dhe festive nëse secili është në disponim të mirë – ose mund të jenë krejtësisht e kundërta nëse shumica e njerëzve nuk dinë të sillen.
Fatkeqësisht, kjo e dyta ndodh shumë shpesh!
“Njerëzit duhet ta kujtojnë se ahengu për festat e fundvitit, organizuar nga kompania ku punoni, tregon se është koha për të festuar, ndërsa ky aktivitet ende mbetet organizim biznesor dhe ka rëndësi mënyra se si silleni” tregon Barbara Pachter, eksperte e mirësjelljes, transmeton Telegrafi.
Sipas anketimeve, rreth 69 për qind kompani besohet se organizojnë ahengje të tilla me punëtorët e vet, ndërsa nëse kompania juaj është në mesin e tyre dhe dëshironi ta mbani punën dhe reputacionin që e keni, ndiqni këto rregulla të mirësjelljes:
Mos e shmangni këtë aheng
Përveç nëse keni plane tjera për atë natë të cilat assesi nuk mund t’i anuloni, patjetër se duhet të merrni pjesë në organizimin nga kompania juaj.
Ndoshta nuk dëshironi të shkoni, por është e rëndësishme ta tregoni angazhimin për kompaninë tuaj.
Mungesa juaj vërehet dhe kjo është keq.
Mos u bëni i pari që largoheni nga ahengu
Normalisht se dikush do të jetë i pari që largohet nga ky aheng. Por, siç këshillon ekspertja, assesi mos u bëni i pari që u thotë lamtumirë pjesëmarrësve! –
Vishuni siç duhet
Ahengu mund të mos jetë gjatë orarit të punës – por kjo nuk do të thotë se duhet të visheni si në diskotekë. Duhet të vishni rroba nga të cilat nuk turpëroheni t’i vishni edhe në vend të punës, transmeton Telegrafi.
Mos mbani fytyrë të mërzitur
Kushtoni kujdes gjuhës së trupit – nëse dikush e vëren se nuk po ju pëlqen festa, është po aq keq sa të mos kishit marrë pjesë fare.
Mos u dehni
Rregull i rëndësishëm – por që shumica e njerëzve dështojnë ta ndjekin!
Nuk do të thotë se assesi nuk guxoni të pini, por pini sa për të mos u dehur.
Mos flirtoni
Nuk është koha për ta ngacmuar seksualisht shefin/shefen apo ndonjë kolegë!
Mos postoni fotografi apo komente që mund t’iu fusin në telashe
Shmangni komentet negative në rrjete sociale se sa i keq ka qenë ahengu, apo se sa shumë ta ka shpifur ushqimi. Gjithashtu mos postoni fotografi të kolegëve të cilët konsumojnë alkool apo janë të përfshirë në ndonjë sjellje të pahijshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Më të mençurit janë personat që e preferojnë vetminë

Shtatë arsyet pse punonjësit më të mirë japin dorëheqjen, edhe kur ata e pëlqejnë punën që bëjnë

Gota mban erë vezësh? Ja pse ndodh!

Pesë fraza që përdorin personat e mençur për të shmangur një konflikt

Personat e gjatë kanë jetë më të mirë seksuale
Nëna 23-vjeçare me 11 fëmijë dëshiron të ketë edhe 100 fëmijë të tjerë për të formuar 'Familjen më të madhe në botë'

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame