LAJMI I FUNDIT:

Kompania Ciao Berto dhe arkitekti Përparim Rama po krijojnë brendin e Kosovës në botë

Kompania Ciao Berto dhe arkitekti Përparim Rama po krijojnë brendin e Kosovës në botë

Fitues dhe finalist i disa çmimeve ndërkombëtare në arkitekturë e karakterizojnë profilin e arkitektit dhe disenjatorit kosovar që jeton dhe vepron në Londër, Përparim Rama.

Ai kohëve të fundit është duke punuar me kompaninë vendore të mobilimit Ciao Berto, që të krijojnë brendin unik të Kosovës për tregun botëror.


Arkitekti dhe disenjatori Rama në një bisedë për Telegrafin thotë se Kosova ka njerëz kreativë që kanë potencial që të garojnë në tregun ndërkombëtar.

“Për shumë vite tashmë Kosova njihet për gjëra pozitive. Për shembull, në aspektin e muzikës kemi artistët si Rita Ora, Dua Lipa, Ramë Lahaj, Shkëlzen Doli dhe shumë të tjerë dhe më këtë e kanë fituar një brend ndërkombëtar që shkruhet nëpër media botërore. Po ashtu, në industrinë time, jam munduar tërë kohën që ta shtyjmë këtë ide që edhe pse jemi vendi i vogël, jemi shumë kreativ dhe kemi potencial për të garuar në tregun ndërkombëtar”, thotë Rama.

Arkitekti Përparim Rama | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Ai ka ardhur në Kosovë që të bashkëpunojë me kompaninë Ciao Berto për të krijuar trend botëror.

“Ka qenë problem identiteti. Për fat të mirë, tashmë nuk e kemi atë problem. Kosova është një shtet i pavarur, pra jam shqiptar i Kosovës dhe jemi të njohur ndërkombëtarisht. Mirëpo, brendi i shtetit tonë vuan ende si shkas i historisë tonë që kemi kaluar nëpër lufta dhe nëpër kohë të vështira. Edhe pse jam i shkolluar në Londër, unë shumicën e kohës prezantohem si shqiptar i Kosovës. Arsyeja pse ndodh kjo është se, unë dua t’ia ndërroj brendingun dhe t’i shtyj gjërat në mënyrë pozitive. Atëherë nëse krijojmë aleanca që të lansojmë produkte nëpër tregje botërore, forcohemi më shumë, e ngrisim vetëbesimin dhe me rritjen e kësaj ne ia mundësojmë vetës që të krijojmë trende e jo të kopjojmë trende, por t’i krijojmë ato”, tregon ai.

Ambient pune brenda Ciao Berto

Rama shprehet se falë kompanisë Ciao Berto dhe investimit të saj të fundit në teknologji të avancuar bëhet i mundur ky bashkëpunim, ku do t’i tregohet tregjeve botërore se vendi ynë do të ndërtojë produkte “Made in Kosova”.

“Prodhuesit kosovarë deri më tani e kanë pasur të vështirë të krijojnë një produkt me standarde shumë të larta. Ndoshta është ngritur prej një standardi shumë të ulët në atë të mesëm, tash është koha që prej këtij standardi të dërgohet në standardin e lartë. Jam optimist që jemi duke shkuar rrugës së drejtë dhe fal partnerëve tonë të biznesit, si Ciao Berto që janë të hapur ndaj ideve dhe gjërave për ta ngritur nivelin e tregjeve si Milano, Londër, New York dhe të tregojmë se kjo është e dizajnuar dhe ndërtuar nga Kosova në tregjet botërore. Krejt ideja është që linja e re e prodhuar në bashkëpunim me Ciao Berto të jetë ‘Made in Kosova’”, shprehet arkitekti Rama.

Bashkim Krasniqi, drejtor në Ciao Berto | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Bashkim Krasniqi, drejtor në Ciao Berto, tregon se qëllimi mbrapa krijimit të kësaj linje qëndron te fakti se jo vetëm artistët dhe sportistët kanë potencialin të jenë ambasadorë të shtetit, por se edhe me prodhimet vendore, të punuara me cilësi të lartë dhe dizajn të pashoq, kanë fuqinë të përfaqësojnë shtetin denjësisht dhe të jenë ambasadorë të vendit me produkte konkurruese botërisht.

“Ideja është që jashtë linjave të shumta ekzistuese dhe në rritje të Bertos, të bëhet edhe një linjë me disa produkte me dizajn të arkitektit dhe dizajnerit Përparim Rama. Çdo produkt i kësaj linje do te jenë të dizajnuara nga Rama dhe të prodhuara në Ciao Berto. Ne ofrojmë njohurinë dhe traditën e prodhimit, teknologjinë më të fundit të përpunimit të drurit, materialet kualitative dhe kapacitetin për të eksportuar jashtë vendit, kështu, duke ia ofruar për herë të parë arkitetktëve dhe dizajnerëve si Rama mundësinë t’i bëjnë realitet idetë e tyre. Ne jemi duke krijuar hapësirën e dedikuar për këtë linjë ndërsa planifikojmë që tash e tutje të marrim pjesë në panaire ndërkombëtare duke prezentuar produktet ‘Made in Kosova’. Pra nuk do të inspirohemi prej dizajneve italiane apo dizajneve tjera të kopjuara, por do t’i krijojmë produktet tona me dizajn kosovar dhe të hapim rrugën që Kosova të njihet për inovacion edhe në industrinë e mobilierisë dhe interierit”, shpjegon Krasniqi.

Një maketë e projektit | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Kompania e mobilimit Ciao Berto është ndërtuar nga një traditë e përcjellë ndër gjenerata, që prej viteve ‘65, ku ekspertiza dhe sekreti i suksesit të punës është trashëguar dhe perfeksionuar brez pas brezi. Ciao Berto dizajnon, prodhon dhe shet një koleksion të gjerë të orendive shtëpiake dhe aksesorëve. Që nga themelimi, Ciao Berto ka qenë vazhdimisht në rritje për shkak të vlerës së shkëlqyer dhe dizajnit modern.

Stafi i trajnuar mirë, etika, qëndrimi i orientuar drejt shërbimit, inovacioni, njohuria industriale, zgjidhjet fleksibël, metodat moderne të prodhimit dhe menaxhimi i integruar i vlerave, paraqesin pikat e forcës që e kanë bërë kompaninë një prej brendeve më të njohura në Kosovë dhe jashtë vendit.

Ndërsa, Përparim Rama është drejtor themelues i 4M Group, dizajner arkitektural dhe artist konceptual i shpërblyer. Ai është fitues i çmimit për dizajnin më të mirë në botë nga World Interior News në Galerinë Saatchi më 2013, në 2016 ka qenë në listën e ngushtë me Restaurant-Bar dizajn konceptin e tij inovativ në Londër.

Arkitekti Përparim Rama në zyre të punës | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Puna e tij ka qenë e publikuar në disa revista ndërkombëtare të dizajnit përfshirë edhe revistën London Building Design Magazine dhe ka qenë i intervistuar nga BBC, CNN, BLOOMBERG, RAI, The Times Newspaper rreth arkitekturës dhe urbanizmit.

Ai është këshilltar specialist në Arkitekturë Gjenerative dhe Planifikim Urban për Doha 2030 Vizion dhe me krenari bëri histori në Bienalen e XIII-të të Venedikut në 2012, si person i parë të përfaqësojë Kosovën në këtë ngjarje.

Duke qenë se ka punuar në vende të ndryshme përgjatë viteve si në New York, ujdhesat Turks dhe Caicos, Prishtinë, Londër, Udinezë dhe Dublin dhe duke bashkëpunuar në projekte të mëdha, ai ka zhvilluar dhunti ndërmarrëse dhe mendësi kreative për të krijuar ndërmarrje të reja. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni  Burimet Njerëzore

Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore

Ekonomi
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
BQK: Vlera e kredive të reja për muajin mars arriti në 241.20 milionë euro

BQK: Vlera e kredive të reja për muajin mars arriti në 241.20 milionë euro

Ekonomi
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
Veç thuj ej, EI Taxi është knej

Veç thuj ej, EI Taxi është knej

El Taxi
Kalo në kategori