Komiteti i Gastronomisë dhe Turizmit i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë me anë të një komunikate, shpreh shqetësimin se masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës kufizojnë aktivitetin ekonomik të ndërmarrjeve të industrisë HORECA.
OEAK cilëson se kufizimi i orarit të lëvizjes dhe ndalesa e përdorimit të ambientit të brendshëm në aktivitetet e subjekteve afariste si në restorante, bare, pube, pengon rimëkëmbjen e këtyre bizneseve dhe zhvillim të lirë të aktivitetit ekonomik në një ekonomi të tregut me konkurrencë të lirë, derisa një praktikë e tillë gjithashtu ka implikime të dëmshme në zhvillimin ekonomik dhe përkeqësimin e ambientit të bërit biznes.
“Të njëjtin efekt ka edhe vonesa në zbatimin e masave të rimëkëmbjes ekonomike të lidhura edhe me vonesat në aprovimin e legjislacionit përkatës, e cila mes tjerash pamundëson edhe zbritjen e normës së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në 8 për qind. Kjo ndikon në rimëkëmbjen e bizneseve të kësaj fushe, derisa aprovimi më i shpejtë i ligjit do të kishte ndikim në lehtësimin e operimit të ndërmarrjeve të prekura nga ndikimi i pandemisë COVID-19. Vendimi për kufizimin e lëvizjes dhe ndalesën e qëndrimit, ngrënies dhe pirjes në ambiente të mbyllura po ndikon negativisht në operimet e subjekteve afariste përmes kufizimit të numrit të klientëve”, thuhet në reagim.
Ky komitet konsideron se vendimi për ndalimin e qëndrimit brenda dhe kufizimin e orarit të lëvizjes, padyshim që ka implikime edhe në zvogëlimin e të ardhurave nga shitjet, e që pamundëson zgjerimin dhe zhvillimin e sektorit HORECA. Rrjedhimisht, Komiteti i Gastronomisë dhe Turizmit konsideron se çdo efekt pozitiv i gjeneruar nga një politikë e tillë do të mbipeshohej nga ndikimet negative që ka në ekonominë e vendit dhe bizneset. Prandaj, konsiderojmë se angazhimi i institucioneve të qeverisjes lokale duhet të jetë i bazuar në krijimin e një mjedisi të shëndoshë për sektorin privat i cili krijon parakushte për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe shoqëror gjatë kësaj periudhe.
Përfundimisht, Komiteti i Gastronomisë dhe Turizmit i Odës Ekonomike Amerikane kërkon nga Qeveria e Kosovës që në koordinim me ministritë dhe institucionet përkatëse të rivlerësojnë masat e vendosura, të lejojnë qëndrimin në ambiente të mbyllura, në restorante, bare dhe pube gjithmonë duke respektuar masat e vendosura nga IKSHPK-ja, të largojnë kufizimin e lëvizjes së qytetarëve dhe të bëjnë votimin e projektligjit për rimëkëmbje ekonomike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Avedo Kosova - Një mundësi e re për Gjilanin!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova