Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut një delegacion i Republikës së Kosovës kanë qëndruar në Gjenevë, me ç’rast kanë prezantuar një përmbledhje për punën e realizuar në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, respektimin e të drejtave të familjeve të personave të zhdukur, sfidat dhe punën në vijim.
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, një Delegacion i Republikës së Kosovës, i përbërë nga Jahja Lluka, këshilltar i Kryeministrit, i emëruar Mbajtës i Dosjes për çështjen e personave të zhdukur, Ibrahim Makolli, Kryetar i Delegacionit për bisedime me Serbinë për çështjen e të zhdukurve, Arsim Gërxhaliu, Drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore, dhe Kushtrim Gara, Udhëheqës i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, të shoqëruar nga Benjamin Nikoliqi, konsull në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë, kanë qëndruar në Gjenevë, ku kanë mbajtur konferencë për mediat zvicerane dhe ndërkombëtare për çështjen e personave të zhdukur.
“Që nga ditët e para të pasluftës, e deri më sot, tek institucionet ndërkombëtare dhe institucionet kompetente vendore (si në Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur) janë evidentuar sipas kërkesave të familjarëve, mbi 6000 raste të personave të zhdukur, më saktësisht 6,057 persona të zhdukur, si pasojë e luftës në Kosovë. Dhe, si rezultat i angazhimit të institucioneve kompetente dhe me përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare (para së gjithash Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve perëndimore të Bashkimit Evropian dhe Zvicrës), në përpjekje për të respektuar të drejtën e familjarëve për të ditur për fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre (e drejtë kjo, e garantuar edhe me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës), nga 6,057 rastet e evidentuara të personave të zhdukur, aktualisht janë edhe 1,647 raste të hapura të personave të zhdukur”, u tha në këtë paraqitje të delegacionit nga Kosova.
Delegacioni potencoi ‘se përkundër punës dhe rezultateve të arritura, jemi të vetëdijshëm që numri aktual i rasteve të hapura të personave të zhdukur, prej 1,647 janë rastet më të vështira për t’u ndriçuar. Republika e Kosovës, me përkrahjen e vazhdueshme të bashkësisë ndërkombëtare, vazhdon të jetë shembull në rajon dhe më gjerë në kuptimin e adresimit me prioritet të çështjes së personave të zhdukur dhe trajtimit të çdo informate që mund t’i kontribuojë zgjidhjes së cilitdo rast të personave të zhdukur’.
Anëtarët e delegacionit nga Kosova theksuan se adresa e zgjidhjes së kësaj problematike mbetet Beogradi zyrtar, institucionet e Serbisë.
“Kjo nënkupton edhe nevojën dhe domosdoshmërinë e përkrahjes së mëtutjeshme ndërkombëtare në veçanti përmes ushtrimit të presionit ndaj autoriteteve serbe që të jenë më bashkëpunuese në këtë proces dhe përmes hapjes së arkivave të ushtrisë dhe policisë serbe, të ndihmojnë në zgjidhjen e të gjitha rasteve të personave të zhdukur”, u shprehën anëtarët e delegacionit të Kosovës.
Po ashtu, gjatë qëndrimit në Gjenevë, Delegacioni ka realizuar edhe një vizitë zyrtare në Zyrën Qendrore të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, ku është pritur nga Drejtori i KNKK-së për Evropë dhe Azi Qendrore, Patrick Vial, dhe Koordinator i Operacioneve për Evropë dhe Azi Qendrore, Nicolas Fleury.
Gjatë takimit u diskutua për gjendjen aktuale të procesit të ndriçimit të fatit të personave të zhdukur, si dhe mundësitë për intensifikim të bashkëpunimit mes institucioneve vendore dhe organizatave ndërkombëtare të angazhuara në këtë proces. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze