LAJMI I FUNDIT:

​Komisioni për Shëndetësi kërkon mbështetje financiare për tërë stafin mjekësor dhe mbështetës

​Komisioni për Shëndetësi kërkon mbështetje financiare për tërë stafin mjekësor dhe mbështetës

Komisioni Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka kërkuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që në vendimin e Qeverisë për mbështetje financiare shtesë për punonjësit shëndetësorë, të përfshihet tërë stafi profesional mjekësor dhe ai mbështetës dhe jo mjekësor në të gjitha institucionet shëndetësore brenda vendit.

Komisioni nëpërmjet një komunikate thotë se është njoftuar për reagimin dhe kërkesën e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës drejtuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në lidhje me paqartësinë e vendimit të Qeverisë për mbështetje shtesë financiare për punëtorët e sistemit shëndetësor.


“Nisur nga fakti se sistemi shëndetësor në vendin tonë funksion në mënyrë zingjirore dhe në vete ngërthen angazhimin e stafit profesional mjekësor por edhe stafit tjetër mbështetës, si Komision Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mbështesim kërkesën e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës. Me qëllim që të mos kemi shkëputje të hallkës së funksionimit të sistemit shëndetësor në ketë kohë kur pandemia Covid-19 po merr çdo ditë dimension të ri, kërkojmë nga qeveria dhe Kryeministri në detyrë, Kurti, që në vendimin e Qeverisë në detyrë për mbështetje financiare shtesë për punonjësit shëndetësorë, të përfshihet tërë stafi profesional mjekësor dhe ai mbështetës jo mjekësor në të gjitha institucionet shëndetësore brenda vendit”, thuhet në komunikatë.

Komisioni Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale thekson se kjo mbështetje do të ndihmojë në rritjen e efikasitetit të të gjithë atyre që janë të angazhuar në sistemin shëndetësor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori