Komisioni parlamentar për Ekonomi ka miratuar në parim plotësim ndryshimin e Ligjit për Miniera dhe Minerale i cili është proceduar për shqyrtim në Kuvendin e Kosovës.
Ky plotësim ndryshim me propozim të anëtares së Komisionit, nga radhët e LVV-së, Mimoza Kusari – Lila ka ndodhur për t’i ikur kontesteve administrative në gjykatë administrative pas shkarkimit të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.
Kusari – Lila propozon se i vetmi institucion për ankimim të mbetet Gjykata Kushtetuese.
“Ne kemi proceduar me plotësim ndryshimin e Ligjit për Miniera dhe Minerale për arsye se në raport me të gjitha agjencitë tjera rregullative që i raportojnë Kuvendit ka dy nene në këtë Projektligj në të cilin procedura e shkarkimit të Bordit parasheh edhe kontestin administrative në gjykatë administrative, përkundrejt faktit se në të gjitha institucionet tjera është e rregulluar qartë në momentin dhe shkarkohen nga Kuvendi i vetmi organ më i lartë se Kuvendi se ku mund të procedohen ankimimet e personave të emëruar dhe shkarkuar është Gjykata Kushtetuese. Me këtë rast, e kemi analizuar dhe kemi parë si e tillë kjo dispozitë është në kundërshti edhe me vetë konceptin e shtetit e Republikës Parlamentare në të cilën Kuvendi është organi më i lartë legjislativë dhe vendimet e Kuvendit përveç se në Gjykatën Kushtetuese në procedura tjera që janë të rregullta për emërimin dhe shkarkimeve e bordeve në këtë rast nuk është në përputhje”, tha Kusari – Lila.
Kryetari i këtij Komisioni, Ferat Shala u shpreh se plotësim ndryshimi i Ligjit për Miniera dhe Minerale nuk duhet të shkojë me procedura të shpejta.
“Është nismë e juaja dhe ne për këtë i kemi rezervat tona. Plotësim ndryshimi i ligjit me procedurë të shpejtë të Ligjit të minierave me vetëm një qëllim, do të thotë ndryshimin e dy pikave që kanë drejtpërdrejtë të bëjnë me procedurat e shkarkimit dhe emërimit të bordeve nuk besoj që duhet të shkoj në këtë procedurë“, theksoi ai.
E deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri pyeti se ky plotësim-ndryshim a po bëhet pikërisht për shkarkimin e Bordit aktual.
“Kam vështirë se po hyjmë në një rrugë e cila do të jetë edhe më e vështirë se sa ajo që e thatë sepse po flasim për parimin e të drejtave të fituara, këta persona janë zgjedhur me një ligj që ka qenë në fuqi dhe këto ndryshime kanë frikën se prapë do të na fusin në një rrugë në një proces gjyqësor që kam frikën se mund t’iu jap të drejt këtyre personave që janë në kuadër të këtij Bordit sepse këta njerëz I kanë këto të drejta të fituara në bazë të këtij ligji që është në fuqi”, theksoi Tahiri.
Më pas Kusari – Lila tha se nëse nuk ndodhë ndryshimi, mund të ketë vakum apo bllokim komplet të institucionit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale në situatën kur të njëjtit nuk mund të vazhdojnë të ushtrojnë funksionin e tyre.
“E kemi parë që proceduarlisht mund të ballafaqohemi me vakum apo bllokim komplet të institucionit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale në situatën kur të njëjtit nuk mund të vazhdojnë të ushtrojnë funksionin e tyre do të paguhen 100 për qind derisa Kuvendi bllokohet gjegjësisht qeveria të propozoj e Kuvendi të votoj anëtar të rinj të Bordit dhe është i vetmi institucion rregullativ në Kosovë që e parasheh këtë procedurë. Ka dal që është i vetmja agjenci që me ligj parashihet atakim në gjykatë administrative dhe pastaj bllokimi i çdo procesi për çfarëdo veprimi tjetër të Kuvendit”, tha ajo.
Edhe deputeti Pak Lekaj, ka thënë se nëse bëhet praktikë që të bëhen këto ndryshime me procedura të përshpejtuara vetëm për një çështje të caktuar, kjo çon proceset në qorr sokak që nuk i kontribuon të drejtës së atyre që janë zgjedhur me ligjet paraprake.
Komisioni për Ekonomi në muajin e kaluar ka marrë vendim të procedohet shkarkimi i Bordit të KPMM-së. Megjithatë, në Kuvendin e Kosovës ka qenë si pikë e rendit të ditës shkarkimi i këtij bordi, po me propozim të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes është hequr nga rendi i ditës. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, Shtëpia Botuese ”Dukagjini” dhuron libra për Universitetin e Prishtinës

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës