LAJMI I FUNDIT:

Komisioni për çështje evropianе e hapi diskutimin për Kodin Zgjedhor

Komisioni për çështje evropianе e hapi diskutimin për Kodin Zgjedhor

Në atmosferë të tensionuar Komisioni Parlamentar për çështje evropiane këtë pasdite e filluan seancën e cila si pikë të vetme në rend të ditës ishin ndryshimet në Kodin Zgjedhor në procedurë të shkurtuar. Partia Opozitare OBRM-PDUKM-ja dorëzoi mbi 400 amendamente për ligjin.

Deputetët nga opozita e OBRM-PDUKM-së kërkuan që të ndalohet, kurse pika të hiqet nga rendi i ditës, për shkak, siç thanë ata, nuk ka kushte që të vazhdojë.


Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Ilia Dimovski, tha se deputetë e OBRM-PDUKM-së kanë dorëzuar një numër të amendamenteve të cilat janë arkivuar në shërbimin e Kuvendit, kurse nuk u janë dhënë ngaa Kryetari i Komisionit, anëtarëve të tyre dhe përfaqësuesve të Qeverisë që të mund të sqarohen pas tyre, dhe që nuk janë përkthyer në gjuhën shqipe.

“Kjo dhunë ligjore në Kuvend që po e bën në bazë ditore edhe njerëzit e shohin këtë. Kjo është jo qeverisje klasike. Në këtë Qeveri ka vetëm dy persona kryesorë – Artan Grubi dhe Talat Xhaferi, askush tjetër nuk është i rëndësishëm. Apeloj për ndalim të seancës pa vërtetim të rendit të ditës dhe pa hapje të pikës të rendit ditor. Kodi Zgjedhor asnjëherë edhe në vitet më të vështira nuk është sjell pa opozitën”, tha Dimovski.

Për këtë, Kryetari i Komisionit, Artan Grubi u përgjigj se është arritur marrëveshje për seancë dhe janë njoftuar koordinatori dhe zëvendës koordinatori i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së, Dragan Danev dhe Goran Cukllev. Kurse deklaratat Grubit i mohoi Cukllev.

OBRM-PDUKM dorëzoi mbi 400 amendamente për Kodin Zgjedhor (Video)
Lexo po ashtu OBRM-PDUKM dorëzoi mbi 400 amendamente për Kodin Zgjedhor (Video)

Më pastaj Grubi e vendosi në votim rendin e ditës që mori përkrahjen e 8 anëtarëve të Komisioni. Seanca është mbyllur menjëherë pasi që Grubi ka thënë se debati do të vazhdojë në pajtim me rregulloren e Kuvendit.

“Debat për këtë pikë të rendit të ditës do të mbahet sipas nenit 171 nga rregullorja. Ka mbi 400 amendamente për kët ligj”, tha Grubi dhe shtoi se seanca vazhdojë pas përkthimit të amendamenteve.

Nga sot fillojnë të skadojnë afatet për diskutim në seancë, sipas rregullores ajo zgjat dy ditë./Telegrafi/