LAJMI I FUNDIT:

Komisioni për Buxhet miratoi në parim Projektligjin për financimin e subjekteve politike dhe Ligjin për zgjedhje

Komisioni për Buxhet miratoi në parim Projektligjin për financimin e subjekteve politike dhe Ligjin për zgjedhje

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere në mbledhjen e sotme votoi në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për financimin e subjekteve politike, si dhe ligjin për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin 03/L-256 .

Arsyetimin e këtij projektligji e ka bërë Mentor Borovci nga Zyra Ligjore e Zyrës së Kryeministrit, i cili theksoi se në aspektin buxhetor është paraparë një kosto shtesë mbi gjysmë milion euro, ku përfshinë numrin e punëtorëve dhe mallra e shërbime.

Duke iu përgjigjur anëtarëve deputetë të këtij Komisioni, Borovci tha se ky projektligj është në përputhje me rekomandimet dhe standardet e Komisionit të Venedikut.


Madje, ai tha se projektligji adreson edhe transparencën e financimit të partive politike.

Përkundër që deputetët e opozitës shfaqën kritikat e tyre për këtë projektligj, VV, LDK dhe AAK votuan pro procedimit për shqyrtim në seancë, me kërkesën e deputetit Avdullah Hoti, që mes dy leximeve të formohet një Grup punues për trajtimin e raportit të Komisionit të Venedikut.

Komisioni po vazhdon shqyrtimin e pikave të tjera të rendit të ditës, ku pritet të shqyrtohet në parim edhe Projektligji për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, transmeton KP.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori