LAJMI I FUNDIT:

Komisioni për Bujqësi kërkon nga qeveria një kornizë të planit të punës

Komisioni për Bujqësi kërkon nga qeveria një kornizë të planit të punës

Mungesa e programit legjislativ nga qeveria dhe draftit punues të komisionit ishte temë diskutimi në takimin e sotëm të Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim rural.

Anëtarët e opozitës në komision kërkuan nga qeveria e re të krijojë një draft për planifikimin e punës së këtij komisioni në të ardhmen.

Kryetari Liburn Aliu propozoi idenë të bëhen vizita në ministritë që janë nën mbikëqyrje të Komisionit për Bujqësi, për t’u njohur me kornizën e planit punues, i cili do të shërbejë si pasqyrë për punën e komisionit.

“Derisa të mos e kemi këtë program legjislativ të qeverisë, unë do të kisha propozuar që gjatë kësaj periudhe të bëjmë dy vizita në dy ministritë që janë në fushëveprimin tonë – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe në Ministrinë e Mjedisit dhe Infrastrukturës, që të kërkojmë nga këto ministri të na prezantohet komplet fushëveprimi i punës së ministrisë dhe projektligjet që planifikohen të dërgohen ose që janë dërguar, apo që kanë mbet në gjysmë, dhe cilat janë planet e tyre. Kësisoj, ne do të kemi një pasqyrë të qartë për të gjitha agjensionet brenda ministrisë dhe kompetencat e tyre, në mënyrë që të kemi ide më të mira se si të veprojmë”, u shpreh Aliu.

Propozimi i Liburn Aliut nuk gjeti përkrahje nga deputetja e PDK-së Evgjeni Thaçi, e cila kërkoi që të jenë vetë ministrat ata që duhet të vijnë në komision për t’u njohur me anëtarët e tij dhe më pas të realizohen vizitat në ministritë përkatëse.

“Është e vërtetë që ne si kuvend nuk kemi ende plan-program të qeverisë. E kemi thënë dhe e përsërisim vazhdimisht, por kjo nuk na pengon që të kemi planin e punës së komisionit. Kërkoj nga ju si kryetar dhe si kryesi me ndihmën edhe të organizatave tjera me të cilat bashkëpunon kuvendi, të paraqisni planin e punës së komisionit… Ju kërkuat që ne të kemi vizita në ministri, por mendoj se kjo nuk është një ide e cila mund ta përkrah për arsye se ministrat janë ata që duhet të vijnë në këtë komision”, u shpreh Thaçi.

Edhe deputeti nga radhët e AAK-së, Rasim Selmanaj, tha se nuk është praktikë e mirë që komisionet të shkojnë në ministri, por anasjelltas.

“Mendoj se dy vizita janë në interes për komisionin dhe do të na kishin ndihmuar që më shpejt të punojmë një draft-program të punës për një nismë të mbarë, pastaj të presim agjendën legjislative. Mendoj se dy vizita, po të jetë kjo e fundit qe ne të shkojmë në ministri, le të vine ata këtu sepse është një rregull ashtu dhe po vazhdojmë punën, nuk me prish punë për fillim të shkojmë, por si praktikë kryetar nuk mendoj se është në rregull”, tha Selmanaj.

Ndryshe, anëtarë të Komisionit për Bujqësi janë: Liburn Aliu VV, Bajrush Xhemajli PDK, Azem Hodza PUK, Hajrullah Çeku VV, Shpejtim Bulliqi VV, Evgjeni Thaçi PDK, Rasim Selmanaj AAK, Milos Peroviq Lista Serbe, Endrit Shala Nisma, Ilir Ferati VV./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori