LAJMI I FUNDIT:

Komisioni hetimor për krizën energjetike pritet të intervistojë edhe krerët e partive politike

Komisioni hetimor për krizën energjetike pritet të intervistojë edhe krerët e partive politike

Komisioni hetimor për menaxhimin e krizës energjetike pritet të intervistojë përgjegjësit kryesorë në sektorin energjetik në Kosovë.

Përveç këtyre, në mbledhjen e sotme u diskutua që si dëshmitar të ftohet edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ndërkohë u dha si propozim nga deputetët e LVV-së që në listën e dëshmitarëve të përfshihen edhe kryetarët e partive opozitare.

Megjithatë, miratimi i planit të veprimit u vendos që të bëhet në mbledhjen e radhës. Propozimet fillestare për intervistimin e dëshmitarëve i dha kryetari i komisionit, Driton Selmanaj.


“Lista e dëshmitarëve për intervistim i kam cekur vetëm institucionet, jo emrat e përveçëm. Fillimisht është Qeveria, në kuadër të saj është Ministria e Ekonomisë, Ministria e Financave, ZRrE-ja, KOSTT, KEK, KEDS dhe KESCO. Pastaj është Ndërmarrja Kosova Thëngjill, ambasadori i Kosovës në Kroaci Martin Berishaj, Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe Agjencia Anti-Korrupsion”, tha ai.

Kërkesë shtesë për intervistim parashtroi anëtari i komisionit nga radhët e PDK-së, Ferat Shala.

“Të shtohet lista edhe me ekipin e task-forcës dhe të gjitha grupeve të tjera operacionale-teknike apo organizative që kanë vepruar gjatë periudhës së menaxhimit të krizës energjetike”, shtoi Shala.

Nga ana tjetër, anëtari i komisionit nga radhët e LVV-së, Artan Abrashi, tha se në listën e të intervistuarve të përfshihen edhe krerët e partive politike, për pretendimet e tyre në kohën kur është miratuar gjendje emergjente për menaxhimin e krizës energjetike.

“Në kuadër të listës së personave që duhet të intervistohen duhet të jenë edhe kryetarët e partive politike. Pasi në kohën kur është miratuar gjendja emergjente për menaxhim të krizës kanë bërë pretendime të cilët kapin elemente që mund të jenë interes i këtij komisioni për t’i hetuar”, tha ai.

Këtë kërkesë e përkrahu edhe kryetari i komisionit, Driton Selmanaj.

“Do të provojmë të fokusohemi profesionalisht sa mundemi. Nëse vlerësojmë se dikush nga politikanët në Kosovë mund të na ndihmojë në aspektin profesional të zbardhjes së vërtetës, pa asnjë telashe i ftojmë”, shtoi ai.

Pas këtyre diskutimeve, komisioni vazhdoi mbledhjen pa praninë e mediave, ku u diskutua për angazhimin e ekspertëve dhe miratimin e buxhetit të komisionit./Kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori